Haziri falënderon FSK-në dhe organet tjera të sigurisë për angazhimin gjatë vitit 2017 - Bota Sot
Haziri falënderon FSK-në dhe organet tjera të sigurisë për angazhimin gjatë vitit 2017

Gjilani

E diel, 20 maj 2018

Haziri falënderon FSK-në dhe organet tjera të sigurisë për angazhimin gjatë vitit 2017

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 19:30
Lutfi Haziri, me stafin e tij kanë vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me stafin e tij kanë vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës, respektivisht Batalionin e Parë të Brigadës së Reagimit të Shpejt, ku është takuar me majorin Berat Shala dhe me ushtarakët e kësaj brigade në koktejin e organizuar për festat e fundvitit. 
Ai ka falënderuar FSK-në për angazhimin dhe gatishmërinë e plotë në garantimin e sigurisë në çdo kohë, krahas edhe institucioneve të tjera të rendit dhe sigurisë për qytetarët në përgjithësi në këtë regjion të juglindjes së Kosovës. 
 
“Jam jashtzakonisht i lumtur që po vizitoj Forcën e Sigurisë së Kosovës, në kuadër të shënimit të festive të fundvitit. Ishte një vit i qetë në përgjithësi për qytetarët e Komunës së Gjilanit dhe më gjerë, të këtij regjioni. Falënderoj eprorët dhe ushtarakët e FSK-së, për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për gatishmërinë e treguar për sigurinë e përgjithshme të qytetarëve të Gjilanit. Komuna e Gjilanit është e hapur dhe bashkëpunuese e vazhdueshme me FSK-në dhe të gjitha institucionet tjera të rendit dhe sigurisë, në interes të një jete më të mirë për publikun e gjerë pa dallime etnike e fetare”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Haziri pas kësaj vizite. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test