Haziri: “Mollëkuqet” një storie e suksesit në fushën e kulturës së Gjilanit

Gjilani

Haziri: “Mollëkuqet” një storie e suksesit në fushën e kulturës së Gjilanit

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 16:00
Pamje nga vizita

“Mollëkuqet” Festivali i Këngës për Fëmijë në Gjilan, është pritur sot nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili i ka përgëzuar për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm që kjo organizatë kulturore punon me fëmijët e grupmoshave të ndryshme dhe nxjerrjen e talentëve të rinjë në nivelin e zhvillimit të mëtejm profesional në karrierën e tyre. 

“Konfirmoj edhe sot nga këtu që mbështetja e Komunës së Gjilanit, për “Mollëkuqet” sikur edhe deri më tani, do të vazhdoj në të gjitha aktivitetet. Janë këta fëmijë që me talentin e tyre në këndim dhe me pjesëmarrje të vazhdueshme nëpër festival të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, po na bëjnë krenar dhe na shtojnë shpresën se kemi një gjeneratë e cila premton shumë në fushën e kulturës në përgjithësi. Çmimet e shumta, mirënjohjet dhe dekoratat janë dëshmia më e mirë e sukseseve dhe e rrugës së sigurtë që kanë këta fëmijë gjatë karrierës”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri. 
 
Kurse Arta Haziri-Nuhiu, menaxhere e “Mollëkuqeve”, ka prezantuar historikun e gjatë që ka kjo organizatë kulturore, duke potencuar konkretisht sukseset e arritura vazhdimisht në pjesëmarrjen e fëmijëve nëpër festival të shumta brenda Kosovës por edhe jashtë kufijëve të saj. Ajo gjithashtu ka potencuar edhe suksesin e arritur si përfaqësuese e Kosovës festivalin e organizuar në Maltë gjatë këtij viti, ku kanë marrë medaljen e argjend. 
 
Ndryshe, “Mollëkuqet”, kanë edhe ftesa të shumta për pjesëmarrje në festivale të shumta në shtete evropane dhe rajonale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat