PDK në Gjilan e pakënaqur me qeverisjen e LDK -së

Gjilani

PDK në Gjilan e pakënaqur me qeverisjen e LDK -së

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 13:25
ilustrim

Partia Demokratike e Kosovë, dega në Gjilan, ka akuzuar LDK-në për qeverisje të keqe të kësaj komune.

Propozimi i PDK –së në Gjilan për financimin e projektit për trajtimin e ujërave të zeza nga Qeveria e Kosovës, u votua kundër nga Këshilltarët Komunal të LDK-së, të cilët e refuzuan kërkesën e PDK-së që kredia nga Qeveria e Austrisë nëse miratohet, të planifikohet në buxhetin e Kosovës për të paguar kthimin e kësaj kredie 15 vjeçare në vlerën prej 12.2 milion euro, thotë kumtesa partiake.

PDK e përkrah këtë projekt që është planifikuar në vitin 2012 në qeverisjen e saj, por mënyra e financimit të këtij projekti dhe futja e komunës së Gjilanit në borxhe edhe për 12 milion euro, është barrë e rëndë për buxhetin edhe ashtu të varfër të komunës së Gjilanit.

Propozimi ynë në Kuvendin Komunal ishte që t’i rekomandohet Qeverisë së Kosovës, që këtë problem serioz të qytetarëve të Gjilanit, ta trajtoj meritueshëm dhe të merr obligim financimin e këtij projekti kapital, sikurse që gjatë viteve të fundit i ka financuar këtë kategori të projekteve me miliona euro nëpër komunat tjera të Kosovës, ndërsa Gjilanit ja ka ndarë vetëm nga 100 mijë euro.
“Ky është diskriminimi më madh që po i bëhet qytetarëve të Gjilanit nga qeverisja e LDK-së dhe e Isa Mustafës si kryeministër i vendit, ndërsa kryetari i komunës Lutfi Haziri lavdërohet para qytetarëve me këtë hyrje në këtë kredi, që do të jetë barrë me dekada për xhepin e qytetarëve të Gjilanit”, përfundon kumtesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat