Gjilani e Ministria e Drejtësisë intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e infrastrukturës

Gjilani

Gjilani e Ministria e Drejtësisë intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e infrastrukturës

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 16:26
Florian Dushi dhe Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në një takim pune zëvendësministrin e Drejtësisë, Florian Dushin, me të cilin kanë biseduar, kryesisht për bashkëpunimin në përmirësimin e infrastrukturës rrugore për institucionet e drejtësisë, siç është rruga që shpie për në objektin e burgut Regjional të Gjilanit, pastaj rrugën që drejtim të gjyqësorit dhe prokurorisë, lirimin e hapësirave në qendër të qytetit për nevojat e Komunës, por edhe rregullim të infrastrukturës nëntokësore. 

“Kemi takim të rregullt me zëvendësministrin Dushi, lidhur me infrastrukturën rrugore që shpie në institucionet e drejtësisë, si burgun regjional, pastaj objektin e gjykatës dhe prokurorisë, dhe infrastrukturë përcjellëse nëntokësore. E njoftova për progresin e arritur deri më tani dhe për nevojën e madhe të mbështetjes, në mënyrë që të zbatohet më shpejt programi. Një falënderim për Ministrinë që ka dhënë një mbështetje jashtëzakonisht të madhe dhe impuls pozitiv të sundimit të ligjit dhe në përgjithësi zhvillimeve në këtë sektorë”, ka thënë kryetari Haziri, në fjalën e tij. 
 
Ndërsa Florian Dushi, zv.Minisër i Drejtësisë, ka thënë se po punojmë vazhdimisht që qendrat e paraburgimit të largohen nga qendra e qytetit. 
 
“Kudo në Europë institucione të tilla janë në pjesë më periferike të qytetit. Në limit të mundësive nga ana e Ministrisë, ne kemi kërkuar mbështetje nga Komuna e Gjilanit dhe ajo është e materializuar përmes memorandumit, që ka të bëjë me përmirësimin e infrastrukturës. Praktikisht, qëllim ka funksionalizimin e qendrës së paraburgimit, por edhe institucione të tjera të drejtësisë. Si Ministri, kemi përmbushur participimin simbolik, ndërsa Komuna e Gjilanit dhe kryetari Haziri, ishin të hapur që të mbështesin procesin e bartjes dhe transferimit të kësaj qendreje”, ka deklaruar Dushi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat