Banorët vendosin tabela orientuese me emrat e familjeve në hyrje të fshatit

Gjilani

Banorët vendosin tabela orientuese me emrat e familjeve në hyrje të fshatit

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 07:16
Miresh i Vogël

Në hyrje të fshatit Miresh i Vogël në komunën e Gjilanit, do t’i gjeni emrat e të gjitha familjeve dhe orientimin për tek shtëpia e tyre

Banorët e fshatit Miresh i Vogël në komunën e Gjilanit, kanë vendosur tabela orientuese në hyrje të fshatit.

Në këto tabela janë të shkruara emrat e të gjitha familjeve të fshatit dhe shigjeta e cila tregon rrugën për tek shtëpitë e tyre.

Krejt këtë punë ata e kanë bërë me vetëfinancim dhe në mënyrë të organizuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat