Në dy shkolla fillore të komunës së Vitisë u përuruan kuzhinat shkollore

Gjilani

Në dy shkolla fillore të komunës së Vitisë u përuruan kuzhinat shkollore

Nga: Aziz Zuka Më: 23 shtator 2016 Në ora: 13:56
Pamje nga perurimi i dy kuzhinave shkollore në Viti

Nxënësit vitias të cilët vijojnë mësimin në shkollat fillore “ “Dëshmorët e Vitisë “ dhe “ Bafti Haxhiu” do të kenë tani e tutje mundësinë që të konsumojnë ushqim të freskët dhe cilësor. Kjo falë të një projekti të përbashkët në mes të IADK-së dhe Komunës së Vitisë, pasi që këto dy shkolla janë bërë me të gjitha pajisjet e nevojshme për përgatitjen e ushqimit.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor por edhe përfaqësues të organizatës IADK kanë bërë përurimin e këtyre dy kuzhinave ku do të punësohen gjithsej 8 gra.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë përurimit të këtyre kuzhinave ndër tjerash porositi gratë të cilët do të përgatisin ushqimin që të kenë kujdes të shtuar, konkretisht në mbajtjen e higjienës në kuzhinë për të mirën e nxënësve.

“Me këtë projekt ndër tjerash synohet që nxënësve tanë do të ju ofrohen ushqim të freskët dhe cilësor, andaj kërkoj nga ju që të keni kujdes në mbajtjen e higjienës. Unë falënderoj në veçanti IADK-në për realizimin e këtij projekti i cili është në interes të veçantë për nxënësit tanë. “ u shpreh Kryetari Haliti duke ju uruar njëherit edhe punë të mbarë grave që do të punojnë në këto kuzhina.

Ndërkaq Zenel Bunjaku, përfaqësues i IADK-së, tha se kjo punë është realizuar në Viti, falë nismës së kryetarit Haliti që IADK të punoj në këtë komunë. “ Kemi pasur një bashkëpunim të mirë me kryetarin dhe gjithë ekipin e tij, dhe duhet të përmendet se pa këtë bashkëpunim nuk do të kishte qenë e mundur të hapën këto dy kuzhina. Po ashtu jemi të bindur se do të vazhdojmë këtë bashkëpunim të mirë si me kryetarin Haliti pasi që kemi gjetur një gjuhë të përbashkët që të ndihmojmë Vitinë dhe të hapin vende të reja të punës.” U shpreh Bunjaku. Përndryshe në këto dy kuzhina do të jenë të angazhuara gjithsej 8 gra të shoqatës “ Gratë e Beguncës” dhe “ Gjelbina”.

Kurse në përurimin e këtyre kuzhinave nga Komuna e Vitisë të pranishëm ishin edhe Qahil Sinani, Drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit si dhe Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat