Haziri takohet me drejtorët e shkollave – Bëhuni zot shtëpie

Gjilani

Haziri takohet me drejtorët e shkollave – Bëhuni zot shtëpie

Më: 3 shtator 2016 Në ora: 19:17
Lutfi Haziri në takim me drejtorët e shkollave

Para fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është takuar me drejtorët e shkollave të Komunës së Gjilanit, të cilët i ka falënderuar për angazhimin e deritanishëm nëpër shkolla dhe ka kërkuar që të jenë, “zot shtëpie” të suksesshëm.

“Në emër të të gjithë drejtorëve të shkollave fillimisht falënderoj drejtorin e deritanishëm të arsimit, Nazmi Musa, i cili ka punuar së bashku me ju, për ngritjen, zhvillimin, mbështetjen dhe cilësinë në arsimin e Gjilanit. Ai është liruar nga detyra e drejtorit, për shkak të pensionimit dhe i dëshirojmë shëndet gjatë jetës në vazhdim. Ka qenë i përkushtuar, por edhe i vendosur për të mirën e arsimit të Gjilanit”, ka thënë Haziri.

Lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor, kryetari i ka uruar të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit, duke i garantuar se fusha e arsimit është prioritet i veçantë i qeverisjes së udhëhequr nga ai.

“Në këtë mbledhje të përbashkët, qëllim kryesor është t’u uroj për vitin e ri shkollor, duke ju garantuar mbështetje të vazhdueshme në rrugëtimin tonë menaxhues me institucionet shkollore dhe arsimin në përgjithësi si proces në Gjilan”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat