Nisi asfaltimi i i rrugës Radivojc -Devajë

Gjilani

Nisi asfaltimi i i rrugës Radivojc -Devajë

Nga: Aziz Zuka Më: 29 gusht 2016 Në ora: 15:46
Pamje nga fillimi i punëve në asfaltimin e rrugës Devaje-Radivojc

Kanë filluar te hënen  punët në asfaltimin e rrugës në fshatin Devajë të Vitisë, e cila  ligjë këtë  të fshat  me Radivojcin, përkatësisht me magjistralen Ferizaj-Gjilan në gjatësi prej rreth 1.5 kilometra. Në ceremoninë e fillimit të këtyre punimeve pos banorëve të shumtë të këtij lokaliteti të pranishëm ishin edhe përfaqësues të komunës së Vitisë.

 Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në ceremoninë e fillimit të këtyre punimeve ndër tjerash foli edhe për rëndësinë e realizimit të këtij projekti. “ Nevoja për asfaltimin e kësaj rruge është e kahmotëshme, megjithatë ne kemi shkuar sipas radhës dhe fatmirësisht sot po ja fillojmë projektit të asfaltimit të rrugës Radivojcë-Devajë. Ky projekt është një donacion i Ministrisë së Infrastrukturës së bashku me komunën dhe me këtë mundësohet që ne te kemi një rrugë të mirë, qarkullueshëm për shkak se fshatrat Radivojcë dhe Devajë nuk kanë pasur një rrugë të mirë. “ u shpreh Haliti.

Ai nder tjerash shpreson se kompania e kontraktuar do të përfundoj punimet sipas planit dinamik dhe në cilësinë e duhur. Ndërkaq Fatmir Devaja, banorë i fshatit Devajë, i cili jeton në perëndim ndër tjerash falënderoj komunën e Vitisë, konkretisht të parin, Sokol Haliti për përkushtimin e tij në të mirën e banorëve të këtij lokaliteti duke theksuar se asfaltimi i kësaj rruge ka një rëndësi të veçantë për ta. Përndryshe sipas projektit ideor në brendësi të këtij fshati do të bëhet asfaltimi i mbi 3600 metrave rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat