Uji e balta e Banjës së Mireshit po i shëron shumë sëmundje të qytetarëve tanë…

Gjilani

Uji e balta e Banjës së Mireshit po i shëron shumë sëmundje të qytetarëve tanë…

Nga: Tefik Selimi Më: 24 gusht 2016 Në ora: 17:57
Baja e Mireshit

Jo larg Gjilanit, në kilomentrin e 8-të të rrugës Gjilan - Bujanoc, gjendet Baja e Mireshit (Dobërçanit). Kjo bajë e ka historinë e saj të hershme dhe interesante. Këtu buron ujë mineral dhe shërues. Uji i kësaj Baje buron nga toka e s’ndalet. Buron ujë të nxehtë e me pak shije të thartë. Del përfundi rrugës në disa kroje. Këto kroje (burime) rrjedhin ujë pa u ndalë dhe si firnizojnë qytetarët nevojëtarë. Andaj, aty afrohen njerëzit e furnizohen me këtë ujë shërues dhe  është një fenomen i rrallë i natyrës së kësaj ane të Anamoravës.

Nga dy anët e kësaj lugaje, ngrejnë shtat kodrat jo aq të larta me pyje e gurë gëlqeror.

Qytetarët nevojëtarë  rrëfejnë për ujin e kësaj baje shumë shërues e të kërkuar. Uji i kësaj baje të Mireshit shëron sëmundjet e lukthit, varrëve të ndryshme trupit, sëmundjet e reumatizmës, e rregullon të pamurit e syve, heq dërlat nga sytë, i mënjanon puçrrat nga trupi, dhembjen e eshtrave etj. Thonë se, kanë ardhur njerëz në karro dhe, pas gjashtë ditësh, ai është kthyer pa karro në këmbë të veta. Disa të tjerë, kanë ardhur me syze, duke i pastruar sytë me ujin e kësaj baje, i kanë hequr syzat. Pra, këtu vijnë njerëz dhe kërkojnë shërim jo vetëm ditën, por edhe natën. I madh e vogël afrohen te këto kroje të këaj baje dhe i lajnë sytë dhe trupin. Për të mbushut ujë, shpeshherë duhet pritur nevojëtari nga  një orë e më për të ardhur në rend për t’u furnizuar me ujë.  

Shefqet Berisha, 57-vjeçar nga Podujeva, na rrëfen: “Erdha me vëllaun tim, i cili punon në botën e jashtme. Edhe në anën tonë ka baja, por kjo bajë më pëlqen, sepse thonë se është shëruese për shumë sëmundje të njeriut.  “Sipas disa të dhënave, që unë i kam dëgjuar, ky ujë e ka daljen më lart, atje në mal (kodër). Ky ujë ka shie dhe pijet. Është pak i nxehtë, por i thartë, ku në vete përmban kalcium, fosfor, acid sulfurik 1% që ndihmon shërimin sëmundjeve të lëkurës e pezmatimeve të ndryshme. Ja për këtë ujë erdha dhe jam tepër i kënaqur me shërimin tim e të  vëllaut”.

Nexhat Ibishi, pronar i bajës në fjalë ka shtuar, se, ky vend shërues ka “histori” të hershme më tepër se 46 vjeçare. “Sipas gojdhanave, këtu i pari që e ka hetuar  e “zbulaur” bajën e Mireshit është tregtari Miftar Abazi nga fshatit Përlepnicë. Ai ka qenë tregëtar i shit-blerjes së kuajve. Duke shkuar për ta shitur kalin në tregun e Bujanocit, thonë se, kali i tij ka  qenë i sëmurë nga të ajurit e këmbëve, reuma. Pa një pa dy, ai kalin e vet e kanë gjuajtur në bugjillë me ujë (gjol) të kësaj baje. Por, në krye të javës, kur atij i bie puna të kthehet afër bajës, befasohet kur sheh kalin e vet duke  kullotur bar në shpat të kësaj pjese të bajës. Thonë se, ai e ka marrë kalin dhe e ka mbajtur për shumë kohë. Nga kjo, qytetarët vijnë në përfundim se, uji i kësaj baje është shërues i reumës e sëmundjeve të tjera të njeriut.

 Ibishi, po ashtu thotë se, uji në fjalë i kësaj baje po i shëron shumë sëmundje të qytetarëve tanë nevojëtarë. “Kjo është e vërtetë. Shihni, ditëve të vikendit, nuk ka vend për t’i znë qytetarët nevojëtarë. Vijnë i madh e i vogël dhe ulen në çdo kënd të kësaj hapësire e kësaj baje. Vijnë njerëz për nevojë  e veta nga Kaçaniku, Podujeva, Prishtina, Presheva, Kamenica, Uglari e nga mese tjera të Kosovës dhe janë të kënaqur me ujin e kësaj baje.

Këtu, edhe balta është shëruese. Shini në një vend, aty janë grurmulluar me orar qytetarë, të  cilët e nxjerrin baltën dhe e lyejnë trupin. Femrat thonë se, as kremat e  barnatoreve nuk janë më  shëruese se balta e kësaj baje. Hiqen rrudhat dhe lëkura duket krejtësisht tjetër. Balta ndihmon edhe shërimin e reumës”, shton në fund të bisedës, z. Ibishi, pronar.

Një qytetar nga Kamenica, që nuk na u prezentua me emër, tha se, këtë ujë të kësaj baje e përdorim përherë, se është ujë për pije e shërues i lukthit. “Nuk ka ujë më të mirë se uji i bajës së Mireshit. Këtu vij në çdo tri ditë dhe marri ujë me disa enë, ku qytetarët nevojëtarë e përdorim edhe për pije, por edhe për larjen e syve etj. Është ujë i shëndoshë dhe ka përbërje shëruese që ndihmon në shërimin e lëkurës, të pamurit e syve, reumin, varrët e njëriut etj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat