Hyseni: Nuk duhet t’i mbyllim sytë dhe veshët ndaj terrorizmit dhe atyre që vrasin me butonin “Allahu ekber”

Gjilani

Hyseni: Nuk duhet t’i mbyllim sytë dhe veshët ndaj terrorizmit dhe atyre që vrasin me butonin “Allahu ekber”

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 15:48
Skender Hyseni, Lutfi Haziri

Në kuadër të vizitave nëpër komuna të Kosovës për siguri, ministri Brendshëm Skender Hyseni sot në komunën e Gjilanit theksoi se Kosova brenda vitit të fundit është vlerësuar për parandalimin e dhunës së ekstremizmit dhe terrorizimit.

Pavarësisht këtyre sukseseve të arritura në këtë fushë, ministri Hyseni theksoi se nuk bënë të ndihemi komod, sepse sipas tij, ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi janë sëmundje tepër tinëzare dhe nuk e dihet asnjë herë se ku do të godasë, edhe mund të konstatohet se Kosova i ka punët mirë nga aspekti i shifrave dhe të dhënave. Hyseni theksoi se përkundër gjendjes së mirë kjo duhet t’i mbajë institucionet e shtetit të mobilizuara dhe shumë të vëmendshme.

Hyseni: Nuk mund t’i mbyllim sytë dhe veshët para terrorizmit

“Nëpër xhamitë tona për ditë më sistematik e më pranishëm është diskursi më pozitiv islamik, që i bënë shërbim të jashtëzakonshëm fesë islame në rend të parë, por edhe qytetarëve të republikës së Kosovës. Pa dallim përkatësish fetare apo etnike. Unë në zhargonin tim, radikalizmin e cilësoi si ekstremizëm të dhunshëm dhe terrorizëm. As një herë nuk e jap atë përcaktorin islamik. Mirëpo, kjo nuk guxon të na bënë që t’i mbyllim sytë para të vërtetës që në pjesën dërmuese të rasteve kur shtypet butoni dhe merren qindra jetë njerëzish të pa fajshëm fëmijë dhe gra-dikush thotë Allahuekber. Nuk mund t’i mbyllim sytë dhe veshët para këtij fakti. Kjo assesi nuk duhet të na bëjë që të themi se feja islame është fe jo e mirë ose…përkundrazi feja islame është e pastër, nuk predikon dhunë, predikon paqe mes njerëzve”, tha Hyseni.

Ai përsërit se janë bërë gati 11 muaj se nga Kosova nuk ka asnjë shkuarje në luftërat e huaja. Sipas tij, kjo vjen si rezultat në rend të parë i angazhimit të secilit prej qytetarëve, policisë dhe institucioneve tjera relevante pa përjashtuar edhe predikuesit e fesë islame.

Hyseni: Jemi gati në muajin e 11 që nuk kemi as një shkuarje në luftërat e huaja

“Kosova brenda një viti të fundit është kualifikuar nga shumë vende të botës si vendi më i suksesshëm në adresimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm… dhe kjo vjen si rezultat në rend të parë i angazhimit të secilit prej jush… jemi gati në muajin e 11 që nuk kemi as një shkuarje në luftërat e huaja. Ka pasur dy përpjekje të ditura që janë penguar suksesshëm nga policia e Kosovës në bashkëpunim edhe me policinë e vendeve të tjera”, tha Hyseni.

Hyseni me këtë rast ka përshëndetur kreun e komunës, qytetarët e Gjilanit dhe predikuesit fetar për kontributin e  dhënë për parandalimin e ekstremizmit.   Ndërsa në këtë takim Hyseni tha se dhuna ndaj objekteve të kultit në Gjilan është e papranueshme dhe duhet parandaluar, siç ishte rasti i xhamisë në  fshatin Velekincë.

Në këtë diskutim shqetësuese për ministrin Hyseni ishte edhe trafikimi me narkotikë. Ai tha se trafikantët për çdo ditë po bëhen më të fuqishëm financiarisht dhe më të rrezikshëm për shoqërinë.

Hyseni: Jemi gati në muajin e 11 që nuk kemi as një shkuarje në luftërat e huaja

“Kosova brenda një viti të fundit është kualifikuar nga shumë vende të botës si vendi më i suksesshëm në adresimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm… dhe kjo vjen si rezultat në rend të parë i angazhimit të secilit prej jush… jemi gati në muajin e 11 që nuk kemi as një shkuarje në luftërat e huaja. Ka pasur dy përpjekje të ditura që janë penguar suksesshëm nga policia e Kosovës në bashkëpunim edhe me policinë e vendeve të tjera”, theksoi ai.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka vlerësuar situatën e sigurisë të qetë në këtë qytet, përveç rastit të xhamisë së Velekincës ku një qytetar i përkatësisë serbe ka dëmtuar minaren e kësaj xhamie. Ai tha se rasti është izoluar dhe nuk do të lejohet të ndodhin këso gjërash.

Haziri: Nuk lejohet të prishte harmonia ndër fetare në Gjilan

“Është një rast i izoluar, ne e kemi trajtuar si rast të izoluar por nuk lejojmë me u përsëritë në vendet tjera, nuk besojmë se do të na përsëritet diku tjetër, në mënyrë që mos me lejuar me prish harmoninë dhe bashkëpunimin ndër fetar që ekziston… Raste të tjera nuk kemi pasur përveç trafikimi droga dhe problem të tjera policia besoi i di më mirë”, tha  Haziri.

Edhe komandantja e policisë në Gjilan, Elmina Mahmuti vlerësoi së është në rritje numri rasteve të konfiskimit të drogave në këtë komunë. Kjo dukuri sipas saj është në rritje. Ajo tha se sa i përket rasteve për shkuarjen e të rinjve në Siri ka rënie dhe nuk ka probleme ndër fetare përveç eksesit në xhaminë e Velekincës.

Mahmuti: Droga në rritje

“Sivjet krahasuar me vitin e kaluar ka drogë të konfiskuar më shumë. Pra, ka rritje të drogave, kokainë dhe heroinës. Zakonisht 98 përqind e rasteve janë me llojin e mairhuanes”, tha ajo.  

Kurse, zyrtarë të Bashkësisë Islame në Gjilan ngritën çështjen e incidentit në xhamin e Velikincës, ku sipas tyre nuk ka pasur reagime nga institucionet më të larta të shtetit.

Policia vlerësoi se siguria qytetare në tërë rajonin e Gjilanit është qetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat