Delawie, Kuçi dhe Haliti në përkrahje të ndarjes së barabartë të pronës

Gjilani

Delawie, Kuçi dhe Haliti në përkrahje të ndarjes së barabartë të pronës

Nga: Albulena Muji Më: 19 korrik 2016 Në ora: 13:37
Greg Delawie dhe Sokol Haitit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie së bashku me Ministrin e Drejtësisë Hajredin Kuçi kanë vizituar Komunën e Vitisë.

Në Viti, Delawie së bashku me Kuçin dhe Kryetarin e kësaj Komune Sokol Haitit kanë marr pjesë në   lansimin fushatën nacionale për të drejtën pronësore të Gruas e cila organizohet nga USAID-i Amerikanë në Kosovë në bashkëpunim me komunën e Vitisë.

Ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie ka folur për rëndësinë e këtij projekti duke theksuar rëndësinë që ka ndarja e pronës në mënyrë të barabartë e në veçanti edhe për gruan. 


Ndërkaq zv. Kryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi ka theksuar rëndësinë që ka ndarja e barabartë e pronës në të dy gjinitë.

 “E drejta e barabartë nënkupton një shoqëri të barabartë. Ne kemi qenë shoqëri e diskriminuar andaj si burrat ashtu edhe gratë nuk guxojnë tani të vazhdojnë diskriminimin në një pjesë tjetër të shoqërisë”, ka thënë Kuçi.

Po ashtu, Kuçi ka kërkuar nga gratë që të jenë më kryengritëse për të kërkuar të drejtën e pronës ndërsa meshkujve ju bëri thirrje që të jenë më tolerant duke theksuar se Kosova është një vend i lirë dhe demokratik ku të gjithë kanë të drejtat e barabarta.

 Kurse, kryetari i Vitisë, Haliti  ka thënë se e drejta pronësore e gruas është një e drejtë fundamentale e njeriut duke folur edhe për rëndësinë që kjo fushatë e sapo lancuar për komunën e Vitisë.

 “Kjo fushatë nacionale e cila lansohet sot në komunën tonë, me përkrahjen dhe me iniciativën e miqëve tanë ndërkombëtar dhe me gatishmërinë për bashkëpunim të institucioneve tona, trajton një çështje me shumë rëndësi e cila ndikon në zhvillimin socia-ekonomik dhe kulturor të një shteti”, ka thënë Haliti.

 Ndërsa, për rëndësinë e këtij projekti që implementohet nga USAID-PRP ka folur, Merita Limani, Specialiste për Çështjet Gjinore dhe të Drejtat Pronësore në kuadër të këtij projekti.

Drejtoresh për Kulturë, Rini dhe Sport që njëheritë është edhe zëdhënëse e qeverisë komunale të Vitisë, Kaltrina Sylejmani, e cila ka bashkëpunuar ngushtë me USAID-PRP që ky projekt të realizohet në këtë komunë. Ajo mandej e shpalli të hapur edhe ekspozitën e artit që ka paraqitur vizatimet e 70 nxënësve të kasaës së dytë me temën “ Shtëpia dhe Familja” . Kjo ekspozitë do të qëndroj e hapur për 10 ditë në galerinë e Arteve në Viti.

Në kuadër të kësaj fushate është shfaqur edhe një prezantim të forum teatrit për të demonstruar format dhe aktivitetet jo-tradicionale që mund të përdorën për të ngritur vetëdijen mbi çështjet sociale dhe për të nxitur debat.


Gjithashtu, gjatë ditës së sotme, Ambasadori Delawie, Kryetari Haliti dhe zv. Kryeministri, Kuçi kanë bërë homazhe në kompleksin e diplomatit të ndjerë amerikan, Richard Holbrooke që gjendet në qendër të qytetit të Vitisë./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat