Konfiskohën mbi 1400 artikuj ushqimor me afat të skaduar

Gjilani

Konfiskohën mbi 1400 artikuj ushqimor me afat të skaduar

Nga: Aziz Zuka Më: 18 korrik 2016 Në ora: 16:31
Ilustrim

Drejtoria e Inspekcionit në Viti është në akcion  për të kontrolluar të gjitha  artikut ushqimor nëpër dyqane dhe markete.Ky akcion është ndërmarr dhe është duke vazhduar sepse në këto ditë me vapë  por edhe ditëve të kaluara,shpesh ndodh që  konsumatorët të ankohen për produktet e ndryshme, qoftë ato ushqimore apo higjienike, që shiten nëpër markete por që afati u ka skaduar.Kështu, në këtë aspekt më aktivi këto ditë është sektori I inspekcionit sanitarë.

“Inspektorët sanitarë të Vitisë, në funksion të zbatimit të masave ligjore për parandalimin e këtij fenomeni dhe në  mbrojtjen e qytetarëve  gjatë konsumimit të ushqimeve të ndryshme, vetëm në gjashtë mujorin e këtij viti  gjatë inspektimeve në terren,  në shitoret ushqimore për kontroll të produkteve ushqimore kanë konfiskuar produkte me afat të skaduar,  rreth 1461.98 kg, në  vlerë prej 3398.351 €.”shprehen zyrtarët e këtij sshërbimi. E sipas të dhënave nga Drejtoria e Inspekcionit në Viti,  nga aktiviteti në terren gjatë kësaj periudhe  janë kryer rreth 136 Inspektime të subjekteve afariste dhe institucioneve publike,  si  shitore, ujësjellës, shtëpi shëndeti, institucione shkollore, çerdhe, furra buke si dhe restorante.

Nga ana tjetër, qyetarët vazhdimisht  janë shprehur se institucionet përgjegjëse duhet punuar akoma më shumë sa i përket mbrojtjes së qytetarëve, nga produktet e dyshimta në treg, duke bërë një kontroll më të madh të marketeve, por edhe siç thonë ata, në parandalimin e produkteve me afat të skaduar që tanimë gjenden shpesh në tregun e Kosovës, kurse, përfaqësues të organizatave që merren me këtë çështje,  vazhdimisht kërkojnë zbatimin e plotë të Ligjit  në fuqi për mbrojtjen e konsumatorit në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat