Nënshkruhet marrëveshja për grantin “Ta pastrojmë Kosovën”

Gjilani

Nënshkruhet marrëveshja për grantin “Ta pastrojmë Kosovën”

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 15:05
Fatmir Matoshi dhe Lutfi Haziri

​Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri nënshkruan sot marrëveshjen për grantin “Ta pastrojmë Kosovën”.

Me këtë rast, ministri Matoshi tha se komunat që kanë qenë më aktive janë shpërblyer nëpërmjet projekteve.

“Kanë qenë të ndara 1.2 milion euro për dhjetë komuna fituese, pesë komuna me nga 150 mijë euro dhe për pesë komuna tjera nga 100 mijë euro”, tha ai.

Ndërsa, kryetari Haziri tha se këto mjete do të destinohen për ambient. Sipas tij, ruajtja e ambientit do të ndikojë në përmirësimin e kushteve për jetë më të mirë për qytetarët e Gjilanit, ku janë duke u ndërtuar tri parqe.

Ndryshe, MMPH sot ka nënshkruar kontratë lidhur me këtë çështje edhe me kryetarin e Gjakovës dhe atë të Vitisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat