E dëbojnë në atdhe, shqiptari vret veten në Gjermani: Ja mesazhi i fundit në Whatsapp

Gjermania

E dëbojnë në atdhe, shqiptari vret veten në Gjermani: Ja mesazhi i fundit në Whatsapp

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 11:55
42-vjecari shqiptar Berat Jasani (emri i ndryshuar), u hodh nga nga një urë në Gjermani, pak para se të depërtohej në vendlindje.

Në vend që të merrte biletën e fluturimit për familjen 4 anëtarëshe për tu kthyer në Shqipëri pas dëbimit, kryefamiljari vrau veten.

42-vjecari shqiptar Berat Jasani (emri i ndryshuar), u hodh nga nga një urë në Gjermani, pak para se të depërtohej në vendlindje.

Mediat gjermane shkruajnë se 42 vjecari shqiptar, duhet të kishte marrë biletat e avionit për kthim, për gruan dhe dy fëmijët e tij, por vendosi t’i japë fund jetës, duke u hedhur nga ura Almeloer. Vetëm vajza e rritur e tij lejohej të qëndronte, pasi kishte bërë një trajnim për infermieri në Gjermani. Sipas gazetës gjermane, 42-vjecari shqiptar bashkë me familjen kishin ardhur në Gjermani në korrik të vitit 2015.  Gruaja e tij ishte e sëmurë mendërisht, ndërsa vajza aktualisht po kujdesej për nënën dhe djalin. Por zyra federale e emigracionit tha se gruaja mund të kuronte sëmundjen e saj në Shqipëri.

Në një mesazh të fundit në whatsapp për familjen e tij, shqiptari shkruante se ndjehej i zhgënjyer dhe i poshtëruar. Në fund të fundit ai bëri pikërisht atë që i kërkonte shoqëria gjermane: Mësoi gjuhën dhe nisi një punë. Ish-shefi i tij e përshkruan atë si një punëtor të përkushtuar. Të shtunën është paralajmëruar një protestë-homazh për 42 vjecarin që i dha fund jetës në Gjermani.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat