Dega e LDK-së në Gjermani dhe shoqata “Sali Çekaj”, nderojnë dëshmorët - Bota Sot
Dega e LDK-së në Gjermani dhe shoqata “Sali Çekaj”, nderojnë dëshmorët

Gjermania

E diel, 23 shtator 2018

Dega e LDK-së në Gjermani dhe shoqata “Sali Çekaj”, nderojnë dëshmorët

Nga: Idriz Zeqiraj Më: 5 shtator 2018 Në ora: 11:35
Nderim për dëshmorët heroikë të Kosharës zëmadhe

Në kuadrin e aktiviteteve verore, Kryesia e Degës të LDK-së në Gjermani, pjesëtarë të Shoqatës Kulturore - Humanitare "Sali Çekaj", në Bavari, anëtarët e Këshillit dhe të Nënkëshillave, për financimin e Parkut Memorial, këto ditë bënë homazhe ke shtatorja e Sali Çekaj, në Deçan; në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Koshare.

Vizituan edhe Parkun Memorial "Dr. Ibrahim Rugova", në Malaj të Rugovës.

Kishin ardhur shkrimtari Sabit Rrustemi nga Gjilani, veprimtarët e Mërgatës Xhafer Leci e Ajet Mehmeti; nga Shtimja Azem Xhema me vëllanë Ahmetin me shokë; nga Prizreni Mehdi Laçaj dhe Hajzer Gashi; veprimtarët Tahir Buqolli, Xhevdet Muriqi, Bujar Lajçi, Afrim Mulaj, Naim Haxhiaj, ish-ushtari i Kosharës Isuf Çetaj, anëtarët e Nënkëshillit për Gjermani, Evropë dhe Amerikë, Osman Ferizi, Albanez Muriqi, Idriz Zeqiraj.

Objektivi ynë, i treti me radhë, ishte vizita tek Parku Memorial, në ndërtim e sipër, në Malaj të Rugovës. Atje na pritën malësorët kreshnikë dhe fisnikë të Rugovës: Kryeplaku i fshatit Malaj, Demë Ali Lajçi; kryesuesi i Këshillit Organizativ Qendror, për ndërtimin e Parkut Memorial, Sali Jahë Lajçi; Cen Lajçi, pjesë e trungut familjar të Presidentit Rugova dhe dhurues i lokacionit për ngritjen e këtij Parku; Fadil Lajçi, kryetari i LDK-së për Rugovë, Blerim Rexhbogaj; veprimtarët e shquar: Ismet Hoxha - Shala dhe Dinë Gashi; Shpëtim Hajdaraj, djali i heroit Smajl Hajdaraj, veprimtari i hershëm i Mërgatës, Fazli Kelmendi; plaku Ymer Metë Lajçi dhe të tjerë.

Image
Mark Krasniqi, Ismet Beqiri, Haki Rugova, Gazmend Muhaxheri

Nderim Komandantit dhe Komisarit Sali Çekaj

Parku Memorial "Dr. Ibrahim Rugova"

- Retrospektivë -

Ideja e ngritjes të kësaj vepre memoriale, historike, daton pesë vite më parë. Janë vendorët e fshatit Malaj, ata që ideuan të parët Memorialin në fjalë. Bujshëm u hodh gurë-themeli, me pjesëmarrjen e Familjes Rugova; miku i madh i Presidentit, akademik Mark Krasniqi, i shoqëruar nga miku i tij i mirë, gazetari dhe krijuesi Bajrush Morina; sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri; kryetari i komunës të Istogut, Haki Rugova; kryetari i komunës të Pejës, Gazmend Muhaxheri, deputeti Naser Rugova, si dhe personalitete tjera dhe qytetarë nga Rugova, Dukagjini dhe vende tjera.

Por, premtimet për financim dështuan.

Ndërtimi i Memorialit u aktivizua, sërishmi, në pranverën e sivjeme. Këshilli Organizativ Qendror, i parë, edhe pse bëri ndoca ndryshime, bërthamën e ruajti: Sali Jahë Lajçi - kryesues, Demë Ali Lajçi, Cen Lajçi, Fadil Lajçi, Mustafë Lajçi, Bashkim Lajçi, Sali Ramë Lajçi.

Këshilli, së pari, u vu në kontakt me Shoqatën Kulturore - Humanitare "Sali Çekaj" në Zvicër, përkatësisht, kryetarin e saj, Saim Tahiraj. Gadishmëria ishte fisnike. Fillimisht,

U themelua Nënkëshilli për Zvicër, me bërthamë kuadro të Shoqatës: Lush Mulaj, Saim Tahiraj, Qamil Çekaj. Më radhë, u aktivizua Nënkëshilli në Sofingen, klubi "Dardania" dhe në Nëndegë të tjera të LDK-së. Mërgimtarët vullnetmirë, brenda muajit maj, tubuan 70.890 franga dhe 2.770 euro. Ndërkohë, u krijua Nënkëshilli, për menaxhimin e mjeteve financiare, të mbledhura në Zvicër dhe bartja e tyre në Kosovë: Ismet Hoxha - Shala, Bekë Osmanaj, Rasim Gashi.

Image
Nderim Komandantit dhe Komisarit Sali Çekaj

Shoqatat simotra, në Zvicër dhe Gjermani, me emrin e përbashkët, "Sali Çekaj", me kryetar, përkatësisht, Saim Tahiraj dhe Osman Ferizi, që të dy bashkëluftëtarë të heroit Sali Çekaj, koordinojnë, së bashku, shumë nga aktivitetet në Mërgatë, pavarësisht që u përkasin dy shteteve. 

Andaj, Shoqata jonë, pra, "Sali Çekaj", në Gjermani, me qendër në Bavari, konsultoi Kryesinë dhe anëtarësinë, e cila, miratoi dhe vendosi nismën e aksionit, për sigurimin e mjeteve financiare, për ndërtimin e Parkut Memorial, "Dr. Ibrahim Rugova", në fshatin Malaj të Rugovës. Pastaj, e zgjëroi aksionin në Degën e LDK-së në Gjermani, në shtetet e Evropës, ku mungonin - Nënkëshillat -  si dhe në Amerikë, nëpërmjet Shoqatës "Rugova", duke kontaktuar drejtuesit e saj: Avdi Dakaj, Lan Lajçi, Rexhë Muriqi, Haki Nikçi. 

Image
Nderim për dëshmorët heroikë të Kosharës zëmadhe

Nënkëshilli bazë, për tubimin e financave në Gjermani: Osman Ferizi, Albanez Muriqi, Idriz Zeqiraj, të ndihmuar nga veprimtarët: Fazli Hajdaraj, Asllan Lajçi, Isuf Qetaj, Azem Kelmendi, Tahir Buçolli, Bekim Muriqi dhe të tjerë.  

Organizatorët dhe mbështetësit financiarë, për ndërtimin e Parkut Memorial "Dr. Ibrahim Rugova", shprehin mirënjohjen e dlirë për përkrahjen e madhe morale dhe më shumë, të kryetarit tëKomunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Një mirënjohje e çiltër vlen edhe për arkitektin e talentuar dhe përkushtimin e madh për realizimin e projektit, Blerim Bajraktari; skulptorin mjeshtëror Muriqi; ndëtuesit e Kullës së gurtë, Vëllezërit Demiri, nga Açareva e heroit Ismet Rrahmanit, Drenicë, si dhe të gjithë mjeshtrit tjerë, të angazhuar në ndërtimin e Parkut Memorial, në fshatin Malaj.

Image
Kulla e Ibrahim Rugovës në fshatin e origjinës - Malaj

Takim pune i Këshillit Qendror dhe  Nënkëshillave të Mërgatës

Në qytetin e Pejës, bënë një takim pune: Këshilli Organizativ Qendror, i kryesuar nga Sali Jahë Lajçi me bashkëpunëtorë; Nënkëshilli nga Zvicra, i përfaqësuar nga Ismet Hoxha - Shala, Dinë Gashi si dhe koordinatori menaxhues i financave Zvicër - Kosovë, Bekë Osmanaj; Nënkëshilli për Gjermani, Evropë dhe Amerikë, i kryesuar nga Osman Ferizi, Albanez Muriqi, Idriz Zeqiraj, si dhe disa veprimtarë tjerë. 

Grupet punuese raportuan për të hyrat, shpenzimet dhe gjithçka tjetër, që ka të bëjë me ngritjen e Parkut Memorial "Dr. Ibrahim Rugova". Gjithashtu, u konsultuan për përgaditjen e përurimit të Parkut Memorial, teknikën e nevojshme dhe formalitetet tjera. E gjithë përgaditja bëhet mbi baza vullnetare.

Parku Memorial "Dr. Ibrahim Rugova" përurohet ditën e premte, më datë 07 shtator 2018, në ora 12.oo, pikërisht, në 28 vjetorin e Shpalljes të Kushtetutës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.

Realisht, punimet kryesore të Parkut Memorial, kanë përfunduar. Por, me dëshirën e madhe, që përurimi të bëhet në një datë të shënuar, siç është, Lindja e Kushtetutës, në një kohë zezonë për Kosovën e pushtuar, me zjarr e hekur, siç është 07 shtatori 1990, disa punime anësore, do të vazhdojnë në ditët, javët, muajt në vijim. 

Rruga ngjitëse, prej 2.5 km, për në fshatin Malaj, është hapur e zgjëruar, në përgaditje e sipër për shtrim. Por, përshkak të kohës së shkurtër, nuk ka arritur të asfaltohet. Megjithatë, është në gjendje të mirë dhe kalohet me të gjitha llojet veturave, makinave.

Duke qenë në cilësinë e zëdhënësit të Nënkëshillave për Mërgatën dhe, tani, edhe për Këshillin Organizativ Qendror, Rugovën dhe Kosovën, ju uroj - Mireseardhje - në fshatin e origjinës të Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugovës, në Malaj të Rugovës!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test