Përkujtojmë Kolonel Ahmet Krasniqin dhe shënojmë 7 shtatorin ditën e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese 1990

Gjermania

Përkujtojmë Kolonel Ahmet Krasniqin dhe shënojmë 7 shtatorin ditën e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese 1990

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 16:43
Ahmet Krasniqi

Nëndega e LDK-se për NRW-Gjermani, me rastin e 20 vjetorit të rënjes së Kolonel Ahmet krasniqit organizon Akademi Përkujtimore. Kolonel Krasniqi ishte  Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

Njëkohësisht kujtojmë edhe 7 shtatorin, ditën e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, 1990 në Kaçanik. më 7 shtator 2017, bëhen 28 vjet qyshkur delegatët e Kuvendit të Kosovës shpallën Kushtetutën, të njohur si “Kushtetuta e Kaçanikut”, që është njëri ndër aktet themeltare të shtetësisë së Kosovës.

Nëndega jonë edhe kësaj here do ju ofroi inserte filmike  të shkurta si për 7 shtatorin ,edhe për Kolonel Ahmet Krasniqin.

Tubimin do mbahet më 7 shtator 2018 (e premte) në lokalet e shoqates 7 shtatori në Wuppertal. Adresa. Brändströem str. 22  42289 Wuppertal,me fillim në ora 18.30.

Ju jemi mirënjohës për praninë tuaj.

Për Kryesinë e Nëndeges, Jakup Gërguri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat