LEASh: Nuk duhet të bëhen kompromise kur bëhet fjalë për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës - Bota Sot
LEASh: Nuk duhet të bëhen kompromise kur bëhet fjalë për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës

Gjermania

E premte, 21 shtator 2018

LEASh: Nuk duhet të bëhen kompromise kur bëhet fjalë për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës

Nga: Bota sot Më: 26 gusht 2018 Në ora: 18:28
Lobi Euro- Atlantik Shqiptar, përmes një shkrimi në faqen zyrtare në Facebook, kanë propozuar që për arritjen e një marrëveshje gjithpërfshirëse ndërkombëtare Kosovë- Serbi, paraprakisht duhet të konsultohet Paralemti, si organ më i lartë ligjvënës

Lobi Euro- Atlantik Shqiptar është duke i përcjellur me vëmendje bisedimet e fazës finale të dialogut Kosovë- Serbi.

Ata vlerësojnë se Kosova nuk duhet të bëjë kompromis kur bëhet fjalë sovraniteti dhe integriteti territorial i saj.

Lobi Euro- Atlantik Shqiptar, përmes një shkrimi në faqen zyrtare në Facebook, kanë propozuar që për arritjen e një marrëveshje gjithpërfshirëse ndërkombëtare Kosovë- Serbi, paraprakisht duhet të konsultohet Paralemti, si organ më i lartë ligjvënës.

Sipas tyre, kuvendi duhet fillimisht të miratojë një platformë ndërkombëtare, ku do të caktohet korniza e bisedimeve si bazë për një marrëveshje të tillë ndërkombëtare.

Ata gjithashtu, janë kundër udhëheqjes së bisedimeve nga ana e Presidentit, Hashim Thaçi.

“Kryetari i Republikës së Kosovës ka mandat përfaqësues te brendshëm dhe të jashtëm, dhe funksioni i tij më shumë është ceremonial se sa ekzekutiv. Prandaj LEASH si organizatë mbarëkombëtare konsideronë se bisedimet e udhëhequra nga presidenti aktual i Kosovës më homologun e tij serb, janë plotësisht kundër rregullit të Republikës Parlamentare. Kryetari i Kosovës nuk ka kompetenca as Kushtetuese e as ligjore që të bëjë marrëveshje ndërkombëtare pa ia dhënë « mandatin » Parlamenti i Republikës së Kosovës”, shkruan pos tjerash LEASH në Facebook.

Postimi i plotë i Lobit Euro- Atlantik Shqiptar:

Bisedimet Kosovë - serbi
------------------------------------------

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar më vëmendje të lartë përcjellë bisedimet për arritjen e një marrëveshje përfundimtare të cilat po zhvillohën në mes Republikës së Kosovës dhe serbisë.

Marrëveshje nga e cila pritet përmbyllja e kapitullit të bisedimeve disa vjeqare, me njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e serbisë.

Deri dje, këto bisedime zhvilloheshin ndërmjet grupeve punuese ndërshtetërore të nivelit teknik me rezultatete pothuaj se mediokre, të cilat nuk arritën pritshmëritë që shpresonte populli i Kosovës.

Ndersa sot ato janë ngritur në një nivel më të lartë, respektivisht në nivel të presidentëve të të dy shteteve.

Këto ditë në skenë po vërehet një lloj presioni nga faktori ndërkombëtar me qëllim që një marrëveshje mes palëve të arrihët sa më shpejtë.

Madje ka zëra ndërkombëtarë që shprehen hapur se marrëveshja duhet arrihet çoftë edhe përmes kompromisit.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptare vlerson se Rep.e Kosovës nuk duhët të bëjë kompromis kur bëhët fjalë sovraniteti dhe integriteti teritorial i sajë.
Duke analizuar rrethanat dhe nivelin e këtyre bisedimeve dhe duke u bazuar në faktin se Republika e Kosovës është shtet Parlamentar e jo presidencial, 
Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, propozon që për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërkombëtare Kosovë – Serbi, paraprakisht duhët të konsultohët Parlamenti i Republikës së Kosovës, si organi më i lartë ligjvënës, i cili në rastin konkret duhët t'a miratoj një Platformë mbarëkombëtare, ku do të caktohej korniza e bisedimeve si bazë për një marrëveshje të tillë ndërkombëtare.

Kryetari i Republikës së Kosovës ka mandat përfaqësues te brendshëm dhe të jashtëm, dhe funkcioni i tij më shumë është ceremonial se sa ekzekutiv.
Prandaj LEASH si organizatë mbarëkombëtare konsideronë se bisedimet e udhëhequra nga presidenti aktual i Kosovës më homologun e tij serb, janë plotëshisht kunder rregullit të Republikës Parlamentare.

Kryetari i Kosovës nuk ka kompetenca as Kushtetuese e as ligjore që të bëjë marrëveshje ndërkombëtare pa ia dhënë « mandatin » Parlamenti i Republikës së Kosovës.

Gjer më tani ka patur disa takime formale, por flitet edhe për takime të fshefta, për të cilat opinioni nuk është aspak i informuar se ku dhe kur janë mbajtur ato.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar
si organizatë mbarë kombëtare kërkon që për rrjedhën e bisedimeve të njoftohen edhe institucionet shtetërore por edhe kryetarët e të gjitha partive politike, pozitë e opozitë, sepse për arritjen e një marrëveshje që ka karakter dhe domethënje historike duhet një koncenzus mbarëkombëtarë.

Në përgatitjen dhe lehtësimin e këtyre bisedimeve, u bejmë thirrje poashtu krerëve të shtetit dhe Republikës së Shqiperisë që të jenë aktiv, dhe konstruktiv duke mbështetur Kosovën në rrugën e finalizimit të bisedimeve, në menyrë që rezultati i tyre të jetë i drejt dhe i pranueshëm për popullin e Kosovës.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar si organizatë mbarëkombëtare e Mërgatës shqiptare, përkrahë vetëm dialogun e mbështetur mbi parimet e së drejtes Ndërkombëtare dhe vetëm ato marrëveshje të arritur konform Kushtetutës se Republikës së Kosovës.
Ndryshe çdo marrëveshje tjetër e cila nuk respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës të njohur ndëkombëtarisht, e konsoderojmë të demshëm dhe të pa pranueshëm.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar do t’i vejë në dispozicion të gjitha kapacitetet e veta që Republika e Kosovës, pas një marrëveshje të drejt dhe në përputhje të plotë më kushtetuten, të del e fuqishmme dhe më e konsoliduar dhe e pranuar në të gjitha organizmat dhe institucionet relevante ndërkombëtare, përfshirë edhe ulësen në Kombet e Bashkuara.

Kryesia e Lobit Euro – Atlantik Shqiptar
Lörach të Gjermanisë

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test