Shqiptarët duan Ing. Deli Balidemajn në parlamentin e Oberbayernit - Bota Sot
Shqiptarët duan Ing. Deli Balidemajn në parlamentin e Oberbayernit

Gjermania

E premte, 17 gusht 2018

Shqiptarët duan Ing. Deli Balidemajn në parlamentin e Oberbayernit

Nga: Maxhun Smajli Më: 20 korrik 2018 Në ora: 10:54
Deli Balidemaj

 Në Republikën e Bayernit, që përbëhet nga shtatë krahina, jetojnë rreth 120.000 shqiptarë. Ndër krahinat më të mëdha është ajo e Oberbayernit, me sipërfaqe prej 17.530 km², me 5.7 milion banorë. Qytetet më të mëdha të kësaj krahine janë; Munihu, Ingolstast, Rosenheim, Freising, Traunstein, Mühldorf, Weilheim, Pfaffenhofen etj. Në këtë krahinë jetojnë rreth 55.000 shqiptarë.

Nga gjithë ky numër shqiptarësh, Ing. Deli Balidemaj, ka vite që merret me politikë, ku në qendër të vëmendjës ka vënë popullin dhe shtetin ku jetojmë. Në vitin 2010 angazhohet në Partinë e të Gjelbërve - Die Grünen, parti kjo që iu kushton vëmendje të veçantë çështjeve të ambientit, atyre sociale dhe të drejtave të njeriut. Përkrah angazhimeve të tija të shumta në Drejtorinë e Arsimit në Munih, në zgjedhjet lokale të vitit 2013 emrohet Anëtarë në Kryesinë e të Gjelbërve për Veriun e Munihut si dhe  Anëtarë i Komisionit për Integrime.

Në mars të vitit 2014, Ing. Deli Balidemajn, e gjejmë në detyrën e Nënkryetarit të dytë,  në Ansamblenë Komunale të Rrethit, Munih - Milbertshofen am Hart, si dhe përfaqësues për të huaj, mandat ky që akoma e ushtron. Tashmë, Ing. Balidemaj, ka përfitua përvoj e cila po e ndihmon për të kaluar çfarëdo vështirësie.

 Pasi qe zgjedhjet janë me 14 tetor 2018, vendosa ta takoj Ztr. Ing.Balidemajn, me qellim diskutimi për rrugët ndihmës së komunitetit shqiptarë në fushaten e tij zgjedhore. E para që më ra në sy ishte përkrahja e madhe qe kishte Ztr. Ing. Balidemaj nga komuniteti gjerman dhe komunitetet tjere e, veçmas nga ai shqipetar. Ztr. Ing. Balidemaj, në programin e tij, si prioritet ka, arsimin, punësimin, gjyqesorin, si dhe integrimin në familjen e madhe gjermano - europiane.

Për të përditshmën në gjuhën shqipe “Bota sot”, Ztr. Ing. Balidemaj, mes tjerash, thotë, se: “Komuniteti shqiptar në Gjermani ka arritur suksese të mira në shumë lami, por jo edhe në politikë”. Sipas tij, integrimi është i plotë vetëm atëher kur jemi të integruar dhe aktiv edhe në politikë.

Me këtë rast, përmes këtij shkrimi, u bëj thirrje gjithë komunitetit shqiptarë, me të drejtë vote, që jetojnë në krahinën e Oberbayernit, të votojnë në zgjedhjet e 14 tetorit 2018, për Partinë e të Gjelbërve, Kandidatin Nr. 10-të, Ing. Deli Balidemajn. Në të njëjtën kohë u bëj thirrje gjithë shqiptarëve që jetojnë në Gjermani ta vënë në ndikim autoritetin e tyre karshi  miqve dhe të afërmve të tyre në këtë krahinë që ta mbështesin, Ztr. Ing. Deli Balidemajn në këtë mision bujar e njerëzor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test