Aty ku e kërkonte çështja kombëtare - Bota Sot
Aty ku e kërkonte çështja kombëtare

Gjermania

E diel, 19 gusht 2018

Aty ku e kërkonte çështja kombëtare

Nga: Ismet Rashiti Më: 19 korrik 2018 Në ora: 15:16
Veprimtari, Ali Sylejmani nga fshati Ge?rmove? i Vitise? ne? mesin e bashke?veprimtare?ve ne? Gjermani

Disa njerëz vërtetë janë të veqant. Duket se kanë në lindur me aftësi, shpirtë e mendje për të qenë në shërbim të kombit, lirisë, demokracisë, humanizmit dhe njerëzorës. I tillë është veprimtari i dalluar dhe shumë i përkushtuar për çështjen kombëtare, Ali Sylejmani nga fshati Gërmovë e Vitisë.

Si nxënës shembullor në shkollën fillore të Goshicës, e pastaj si gjimnazistë në Viti, ka qenë,   i dalluar për talentin tij në mësime. Ndërkaq studimet i kishte fulluar në vitin 1980, pikërisht në kohën kur shovinizmi serbomadh kishte shtuar represionin dhe ndjekjet e shqiptarëve. Në vitin 1984 diplomon si bursistë i Universitetit të Prishtinës në Degën Gjuhë dhe Letërsi Ruse me notë mesatare 9.5.

Demonstratat e Pranverës së Madhe 1981, Ali Sylejmanin e gjejnë në radhët e para të organizatorëve të demonstratës së 11 prillit 1981 në mensën e studentëve.

Pas diplomimit, menjëherë fillon punën si arsimtar në gjimnazin e Vitisë. Vetëm pas një viti, pushteti i athershëm, e kishte detyruar të punonte vetëm me gjysmë orari në Viti, kështu që     punonte njëkohësisht edhe në shkollën fillore të Fushë-Kosovës deri sa më vonë ishte punësuar në fakultet. Gjatë kësaj periudhe, sidomos pas demonstratave të vitit 1981, situata politike sa vinte e bëhej më e rëndë për shqiptarët. Klani serbomadh, i udhëhequr nga Sllobodan Millosheviqi, kishte filluar politikën e diferencimit dhe diskriminimit të shqiptarëve, veqmas ndaj intelektualëve e atdhetarëve që përpiqeshin ta ruanin qenien kombëtare.

Gjatë kohës sa punonte në Fushë-Kosovë, Ali Sylejmani, ishte mjaft i dalluar për angazhimin e tij kombëtar dhe ishte shumë i afërt me kolegë të punës. Qyshë në këto vite kishte kontakte me atdhetarin dhe intelektualin e njohur, Halil Alidema dhe Dr. Fehmi Aganin.

Etja e madhe për shkollim dhe dije të mëtutjeshme, e kishte shtyrë, Ali Sylejmanin të regjistrohej në Shkallën e Tretë të Gjuhës dhe Letërsisë Ruse, ku me sukses kishte dhënë tri nga pesë provimet e nevojshme për të magjistruar. Për shkak rrethanave të vështira politike që ishin krijuar, sidomos pas ardhjes së dekanit të dhunshëm, Borisav Vukoviqit, Ali Sylejmanin e largojnë nga puna si të « papërshtatshëm politikisht ».

Në kushtet e një okupimi klasik, ku Kosovës me ndryshimet e dhunëshme kushtetuese iu mor edhe ajo pak autonomi sa kishte, Ali Sylejmani, u radhitë në armatën e kërkesave gjithëpopullore për liri dhe pavarësi të Kosovës. U angazhua si mësimdhënës në sistemin paralel arsimor, që ato vite mbahej nëpër shtëpi  private derisa u arrestua dhe u mbajt në burg për disa ditë.

Meqë nuk mund ta përballonte edhe më tej këtë gjendje të rëndë, ishte detyruar ta lëshoi Kosovën dhe të marrë rrugën e gjatë të kurbetit, bashk me peshën e rëndë mbi supe të atdheut të tij, vendoset në Gjermani. Gjatë kohës sa kishte vepruar në Kosovë, njihej për aktivitetin e tij politik e organizativ. Ali Sylejmani ishte themelues i nëndegës së LDK-së në fshatin e tij të lindjes, i cila për veprimtarinë e gjithanëshme atdhetare, kishte marrë mirënjohje nga Dr. Ibrahim Rugova. Duhet theksuar patjetër se fshati Gërmovë i Vitisë ka qenë një bastion i shovinistëve serbë në krye me Vukashin Jokanoviqin, një antishqiptar i përbetuar.

Pas vendosjes në Gjermani, brenda një kohe të shkurtur, kishte filluar angazhimet e para rreth bashkimit të shqiptarëve në Landin Sachsen-Anhalu-it, fillimisht me takime shoqërore me karakter  këshillues për respektim të ligjeve të shtetit gjerman. Pastaj themeloi Komunitetin Shqiptar në Magdeburg me moton: «Ne jemi pak dhe nëse ndahemi në baza partiake do të jemi edhe më pak». Veprimtaria e tij ishte e lidhur drejtpërdrejtë me Qeverinë e Kosovës në ekzil, përkatësisht me Dr. Mujë Rugovën, ministër për Migracion.

Falë angazhimit të tij konkret, sidomos në intergrimin e tij në shoqërinë gjermane, Ali Sylejmani, merrë pjesë në Tryezën e Rrumbullakët të udhëhequr nga Dr. Tomazo, në të cilën u debatua mbi jetën e azilkërkuesve  në kampin e Magdeburgut, ku ishin strehuar rreth 800 azilkërkues. Pas pesë muaj qëndrimi në Gjermani, veprimtari i përkushtuar, Ali Sylejmani   me disa bashkëmendimtarë e themeluan Shoqatën « Nachbarsschaftliches Curasau e V », (« Fqinjësia në Curacau »), në të cilën Aliu ishte zgjedhur anëtar i kryesisë. Kjo shoqatë merrej me përkujdesjen e azilkërkuesve, pa dallim kombi, feje e ngjyre. Meqenëse ato ditë Kosova ndodhej në rrethana të vështira, në prag të shpërthimit të luftës çlirimtare, Ali Sylejmani merrte frymë e jetonte me fatin e zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare.

Pas njohjes së statutit të azilantit, në vitin 1994, Ali Sylejmani i përvishet veprimtarisë atdhetre me tërë potencialin e tij intelektual e organizativ.  Njëkohësisht filloi të binte në kontakte të reja me personalitete të shquara gjermane nga jeta politike, humanitare e kulturore. Falë punës së tij, problemi i pazgjidhur i Kosovës kishte depërtuar në institucionet më të larta të Landit Sachsen Anhalt. Në ndërkohë, e kryen me sukses provimin e përkthyesit zrtyr për gjuhët shqip, serbisht, kroatisht, rusisht dhe gjermanisht dhe menjëherë punësohet si punëtor social në shoqatën humanitare « Nachbarschaftliches Curacao e. V », në të cilën për dy vite rresht kontribuon shumë me ndihma humanitare e këshilla, duke u përpjekur njëkohësisht për krijimin e rrjetit të përbashkët të shoqatave humanitare. Si anëtar i shoqatave « Kontakt internacional » dhe « Ein Walthaus », gjithnjë duke qenë i lidhur me refugjatë, Ali Sylejmani ishte zgjedhur në kryesinë e Këshillit për Refugjatë në Sachsen Anhalt dhe ta përfaqësoj atë me sukses në nivel federativ në « Pro Asyl » dhe në Këshillin Federativ të Refugjatëve si një detyrë tepër me rëndësi. Si organizator dhe nejeri me ndikim, Ali Sylejmani kishte organizuar tubimin informativ në Magdenburg në të cilin kishin marrë pjesë personalitete të shumta gjermane e shqiptare, ndër të cilat edhe Mujë Rugova, i cili për herë të parë ishte përcjellur zyrtarisht nga policia gjermane, ndërkaq bisedimet ishin zhvilluar për herë të parë me protokoll shtetëror.

Falë takimeve të rëndësishme të organizuara nga Ali Sylejmani, Qeveria e Landit kërkon zyrtarisht njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Gjermania. Nisë kështu një veprimtari publike sensibilizimin e opiniot gjerman. Veprimtari i dalluar, Ali Sylejmani si një motor i fuqishëm, nga brenda shpiente përpara kërkesat e shqiptarëve dhe njëkohësisht kontribuante me ndihma humanitare. Janë të panumërta ndihmat që u kishte bërë azilkërkuesve shqiptarë. Në dhjetor të vitit 1996, Ali Sylejmani zgjedhet deputet në Këshillin Komunal për të huaj. Gjatë mandatit të tij katërvjeçarë, duke e parë nevojën e madhe që kishte Kosova, në prag të shpërthimit të luftës, angazhohet me gjithë familjen e tij në grumbullimin e mjeteve financiare. Vetëm për një muaj kishte grumbulluar 1.300.000 marka gjermane, prej tyre 950.000 barëra medicinale, duke bërë njëkohësisht transportin e tyre për në Kosovë e Shqipëri. Gjendja shpërthyese në Kosovë dhe shtimi i numrit të azilkërkueseve, kishte bërë që emisari për të huaj i Landit Sachsen Anhalt ta emëronte z. Ali Sylejmani këshilltar personal për çështjen e Kosovës në nivel të Qeverisë së Landit, pozitë kjo të cilën për një kohë e pat mbajtur edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë. Ndër ndihmat e mëdha që duhet përmendur, ku Ali sylejmani ishte në krye të organizimeve ishin edhe ndihmat për në Shqipëri me ç’rast kanali televiziv ARD, e autorizon të bëj gjirime dhe të raportoi nga vendi i ngjarjes. Ishte kjo periudha kur Serbia kishte dëbuar mëse 80% të shqiptarëve nga Kosova. Falë intervenimit të Ali Sylejmanit, Landi i Sachsen Anhalt , kishte marrë nga kampi i Stankovecit disa aeroplan me refugjatë për ti sistemuar në Gjermani. Kjo ishte në kuadër të planit « Mamut » , i cili kishte paraparë kthimin prej aeroportit dhe vendosjen e tyre nëpër dhoma. E tërë kjo do ti kushtonte Landit mbi 60.000 marka . Ndërkohë të gjitha përkthimet e refushatëve, Aliu i bënte pa asnjë kompensim. Pas intervenimit të NATO-së, ishin krijuar kushtet që ndihmat e para të shkojnë drejtë në Kosovë.  Veprimtari dhe humanisti, Ali  Sylejmani, kishte arritur që ta dërgonte transportin e pare  në Viti.

Njeriu i përkushtimit, përkthyesi profesionist dhe organizatori i mrekullueshëm, Ali Sylejmani, përpos përkthimeve me refushatë, në nëntror të vitit 1999 punësohet në Shoqatën Gjermano-Shqiptare si udhëheqës i projektit për kthim vullnetar të shqiptarëve në Kosovën e lirë.

Një pjesë bukur e madhe e veprimtarisë së tij gjatë luftës dhe më vonë është pasqyruar përmes mjeteve të informimit gjerman. Edhe sot, pas kaq shumë vitesh të çlirimit të Kosovës, është aktiv dhe përpiqet të ndihmoj aty ku ka nevojë më së shumti për zhvillimin dhe përparimin e vendit të tij karshi zhvillimit ekonomik të vendeve evropiane. Është pjesmarrës aktiv në të gjitha ngjarjet politike, ekonomike, kulturore e sportive që zhvillohen në Gjermani dhe Zvicër. 

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test