Unioni PAN Evropa dhe shoqata bavarezo-shqiptare organizuan një tubim informativ për krizën globale

Gjermania

Unioni PAN Evropa dhe shoqata bavarezo-shqiptare organizuan një tubim informativ për krizën globale

Nga: Maxhun Smajli Më: 21 qershor 2018 Në ora: 23:52
Nga e majta; Maxhun Smajli dhe Dr. Dirk Herman Voss

Organizuar nga Unioni PAN Evropa për Republikën e Bayernit dhe Shoqata Bavarezo- Kosovare, u mbajt një tubim me karakter informativ, me temën : “Kriza globale, me theks të veçantë, regjioni i krizave në Ukrainë, Siri, Turqi dhe ndikimi i tyre në strukturën e sigurisë në Evropë, duke u ndërlidhur edhe me Evropën juglindore”.

Në këtë Tubim informativ, në mesin e shumë të tjerëve, të pranishëm ishin edhe Prof. Claus Hipp, Senator h.c. Bernd Pantze, Dr. Domingos Luvumbo dhe Ing. Deli Balidemaj. Këtë tubim informativ e shpalli të hapur Christian Hofer, kryetar i Unionit Pan Evropa për të rinjë për Republkën e Bayernit.

Referues i kësaj teme, ishte, Dr. Dirk Herman Voss, njohes i aktualitetit politik evropian, njëherësh, kryetar i Unionit PAN Evropa për Republikën e Bayernit dhe zëvëndëspresident i Unionit PAN Evropa Internacional. Dr. Voss, gjatë referimit të tij, lente përshtypjen e një përkrahësi të madh të ideve globale, zgjedhjeve globale, e jo nacionale. Sipas tij, mos liberalizimi i vizave për kosovën është një padrejtësi e madhe. Mëpas, për Dr. Voss, lidhur me temen e referuar, pati edhe pytje të shumta nga të pranishmit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat