Ndihmë për fëmijët e sëmurë nga leokemia në Kosovë - Bota Sot
Ndihmë për fëmijët e sëmurë nga leokemia në Kosovë

Gjermania

E enjte, 20 shtator 2018

Ndihmë për fëmijët e sëmurë nga leokemia në Kosovë

Nga: Maxhun Smajli Më: 21 qershor 2018 Në ora: 22:51
Pfaffenhofen; Disa nga pjesmarrësit në Turnirin Humanitar

Shoqata Kulturore Shqiptare “Salih Çekaj” në Pfaffenhofen të Gjermanisë, ka organizuar Turnir Humanitar në futball të vogël. Qëllimi i organizimit të këtij Turniri Humanitar ishte për t’iu dalur në ndihmë familjeve të varfëra në Kosovë.

Në këtë Turnir Humanitarë kanë marrë pjesë 20-të ekipe futbollistike, përfshi këtu edhe ekipin Afgan dhe Rumun. I pranishëm ishte edhe ekipi futbollistik “Fadil Vokrri” nga Munihu.

Pas mbajtjës së Një Minute heshtje, në nderim të jetës dhe veprës së Legjendës së futbollit kombëtar, Fadil Vokrrit, i cili para pak ditësh ndërroi jetë, Osman Ferizi, kryetar i SHKSH “Salih Çekaj”, e shpalli të hapur këtë Turnir Humanitar, i 17-ti me radhë. Ndeshjet u zhvilluan miqësisht dhe pa përplasje apo pakënaqësi mes ekipeve apo lojtarëve.

Pas ndeshjëve të shumta që patën ekipet mes veti, në vendin e parë u radhit  F.C. “Kosova” nga Munihu, në të dytin “Vëllezërit Sadriu” nga Mainburgu dhe vendi i tretë i takoj “Art Bau” nga Munihu. Golashenuesi më i mirë u shpall, Selçuk, nga F.C. “Kosova”, ndërsa portieri më i mirë u shpall, Naim Haxhiu, nga F.C. “Abeja” e Freisingut.

Nga shitjet e pijeve dhe gjërave tjera ushqimore, si dhe nga ndihmat që ofruan njerëz vullnetmirë e human, u siguruan 3000 evro. Mjete këto që do dergohen në muajn gusht të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test