Për hirë të interesave tona si komb, ta votojmë Ing. Deli Balidemajn

Gjermania

Për hirë të interesave tona si komb, ta votojmë Ing. Deli Balidemajn

Nga: Maxhun Smajli Më: 12 qershor 2018 Në ora: 23:07
Ing. Deli Balidemaj

Qëllimi i këtij shkrimi është fisnik e kombëtar ngase, Ing. Deli Balidemaj, është Kandidat për në Parlamentin e Oberbayernit. Andaj, për hirë të interesave tona si komb, duhet dhe kemi për obligim moral e kombëtar që ta mbështesim, me çdo kusht, në zgjedhjet e 14 tetorit 2018, sepse kështu lartësojmë vlerat shqiptare. 

Jetojmë në shtetin e njerëzve të jashtëzakonshëm, punëtor të pa shoq, pronar të një kulture shumë të gjerë e shumë të thellë. Në shtetin e Ainsteinit, Bachut, Göthes, Bethovenit, Nitsches, e sa e sa të tjerë kolosëve që pikëtuan izoipët për rrugët e zhvillimit social, ekonomik e kulturor evropian.

Duke u takuar me njerëz përparimtar, duke lexuar e shkruar, bëhet një jetë nxitëse për të shkruar e krijuar. Si gazetar e shkrimtarë, gjithherë më ka interesuar njeriu, figura e tij dhe shpirti i tij. Tek njeriu më inereson suksesi, e arritura e tij që më shtynë të shkruaj. Andaj, të ndëruar lexues të “Bota sot”, përmes këtij shkrimi, si të doemosdoshëm, dua që bashkatdhetarëve tanë t’ua kthejë vëmendjën kah biri i kombit tonë, malësori, Ing. Deli Balidemaj, me të cilin do ta mbajmë vulën e kohës. Drejt njeriut që është dhe do të bëhet zëri i kombit, në këtë botë moderne.

Duke pasur në mendje metaforën e jetës që është si një lundrim, Ing. Deli Balidemaj, me mençuri dhe kuptueshmëri ka fituar aftësinë për të drejtuar me mjeshtëri drejt suksesit në detin e jetës.

Ai, ecë kudo serioz e gjithnjë i menduar. Bindur thellë në nevojën jetësore për çlirimin e energjive djaloshare të një ashti të fortë shqiptari të Malësisë. Me një vullnet të pa tundur. Me një entuziazëm optimist që s’gabon kurrë në drejtim.

Kush është, Ing. Deli Balidemaj?

Ing. Deli Balidemaj, u mëkua me thjeshtësinë e burrërinë malësore në Martinaj të Plavës. I lindur në një familje bujare me tradita të thella shqiptare, tek ky malësor, natyrshëm, ashtu si magjiplotë, mishërojnë për bukuri tiparet e hijshme fizike e morale të një malësori të Alpëve shqiptare. Me një të folme krahinore të Malësisë, që zotëron një fuqi të jashtëzakonshme shprehëse.

Shkollën fillore e ka përfunduar në vendlindje, të mesmën dhe Fakultetin Elektroteknik në Prishtinë. Që nga viti 1998 jeton e punon në kryeqytetin e Republikës së Bayernit-Munih. Pasi ka përfunduar specializimin në profesionin e tij, në vitin 2002 ka filluar me punë në Ministrinë e Arsimit.

Duke e pasur një synim të qartë në përpjekjet e tija dhe duke ruajtur natyrën morale njerëzore, Ing. Balidemaj, ka vite që merret me politikë, ku në qendër të vëmendjës ka vënë popullin dhe shtetin.

Në vitin 2010 angazhohet në Partinë e të Gjelbërve - Die Grünen, parti kjo që iu kushton vëmendje të veçantë çështjeve të ambientit, atyre sociale dhe të drejtave të njeriut. Përkrah angazhimeve të tija të shumta në Drejtorinë e Arsimit në Munih, në zgjedhjet lokale të vitit 2013 emrohet Anëtarë në Kryesinë e të Gjelbërve për Veriun e Munihut si dhe  Anëtarë i Komisionit për Integrime.

Image
Nga e majta; ng. Deli Balidemaj dhe Maxhun Smajli

Në mars të vitit 2014, Ing. Deli Balidemajn, e gjejmë në detyrën e Nënkryetarit të dytë,  në Ansamblenë Komunale të Rrethit, Munih - Milbertshofen am Hart, si dhe përfaqësues për të huaj, mandat ky që akoma e ushtron.

Rruga e tij, deri këtu, nuk ka qenë e lehtë. Kanë ndikuar shumë faktor për të pasur pengesa, si;  mungesa e njohjes së gjuhës, mungesa e njohurive të ligjeve si dhe përballja me një kulturë ndryshe nga ajo në Trojet shqiptare. Tashmë, Ing. Balidemaj, ka përfitua përvoj e cila po e ndihmon për të kaluar çfarëdo vështirësie.

Përkundër angazhimeve të tija të shumta; në Ministrinë e Arsimit dhe politikë, gjithmonë ka gjetur kohë të jetë në mesin e bashkatdhetarëve; qoftë në takime kulturore apo edhe humanitare. Pra, ndihma e tij nuk i ka munguar asnjëherë komunitetit shqiptarë.

"Unë, çdo herë jam i gatshëm për të biseduar rreth mundësive dhe ideve të reja të cilat do të avanconin pozitën e bashkatdhetarëve në Gjermani. Në të njëjtën kohë pres edhe reagime, propozime, si dhe kritika nga bashkëkombësit e mi. Unë, kujtoj se, arsimi, puna e ndershme, respekti dhe mbi të gjitha familjet e ngritura janë themelet për një të ardhme të suksesshme. Çdo shqiptarë që jeton në Gjermani duhet të ketë parasysh që, ai nuk prezanton vetëm vetën, por e ka për detyrë të përfaqësojë edhe vendin dhe popullin e tij“, thotë mes tjerash, Ing. Deli Balidemaj.

Qëllimi i këtij shkrimi është fisnik e kombëtar ngase, Ing. Deli Balidemaj, është Kandidat për në Parlamentin e Oberbayernit. Andaj, për hirë të interesave tona si komb, duhet dhe kemi për obligim moral e kombëtar që ta mbështesim, me çdo kusht, në zgjedhjet e 14 tetorit 2018, sepse kështu lartësojmë vlerat shqiptare.  

Thërras ndërgjegjën e bashkatdhetarëve tanë, me të drejtë vote, që në zgjedhjet e 14 qershorit 2018, për Parlamentin e Oberbayernit, të votojnë për Partinë e të Gjelbërve, Kandidatin Nr. 10-të, Ing. Deli Balidemajn! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat