Në Munih, u shënua “Viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”

Gjermania

Në Munih, u shënua “Viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”

Nga: Maxhun Smajli Më: 31 maj 2018 Në ora: 16:10
Arten Hanku, Konsul i përgjithshëm,

Në bashkorganizim të Konsulatave të përgjithshme të Shqipërisë dhe Kosovës, të akredituara në Munih, me 28 maj, u shënua “Viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”.

Një sallë e madhe ishte mbushur përplotë me mysafir, në mesin e cilëve, Kryetarja e Fondacionit “Hans Seidel Stiftung”, njëherësh ish-Ministre e shtetit të Bayernit, Znj. Männle, Sekretari gjerman i Trupës diplomatike për Republikën e Bayernit, Ztr. Fridmann Greiner, Kryekomesari i polcisë për Munih, Ztr. Georg Zseebalt, Kryebashkiaku i qytetit Pfaffenhofen an der Glonn, Ztr. Helmut Zech, Nënkryetari i Ansamblesë komunale të Milbertshofen am Hart, njëherësh edhe Kandidat për Parlamentin e Oberbayernit, Ztr. Deli Balidemaj, si dhe  shumë veprimtar e afarist të njohur shqiptarë, si dhe mjetet informative të shkruara dhe vizuele; “Radio Televizioni i Kosovës”, “Bota sot”, “Radio Fontana”, si dhe shtypi lokal gjerman. Moderuar nga Gentiana Krasniqi, programi filloj me këngën “Në Shkodër do të vish”, interpretuar nga Hana Cakuli-Shurdha dhe Adi Sadiku.

Mëpas, me fjalë përshendetëse, para të pranishmëve, u paraqit, Arten Hanku, Konsul i përgjithshëm, pranë Konsulatës së përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Munih.

“Ju falinderoj përzemërsisht për pjesëmarrjen tuaj në përkujtim të veprës madhore të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Jeta, vepra dhe figura e Skënderbeut janë dhe do të mbetën të pavdekshme në memorien e kombit tonë. Të tillë duhet t’ua përcjellim brezave të ardhshëm. Një falinderim i veçantë shkon për Fondacionin “Besa” dhe kryesinë e tij, për mbështetje financiare për realizimin e këtij aktiviteti dhe gatishmerinë e tyre të përhershme duke mbështetur çdo aktivitet për promovimin e vlerave historike, artistike dhe kulturore të kombit tonë”, tha mes tjerash, Ztr. Hanku, Konsul i përgjithshëm.

Nuk mungoi as fjala përshendetëse e falinderuese e Shefit të Trupës Konsulore e diplomatike të Konsulatës së përgjithshme të Republikës së Kosovës, në Munih, Ztr. Naser Idrizt, Konsul i përgjithshëm.

Image
Naser Idrizi, Konsul i përgjithshëm

“Populli shqiptarë njihet për tolerancë ndërfetare, pavarësishtë se mbi nëntëdhjetë përqind janë të besimit mysliman. Nga ky popull dolën emra të njohur me përmasa botërorë, siq janë, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe Nënë Tereza, që të dy shqiptarë të besimit katolik...”, tha mes tjerash, Ztr. Idrizi, Konsul i përgjithshëm.

Ndërsa, për jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, referoi, Prof. Dr. Bardhyl Demiraj, Udhëheqës për studime Albanologjike, dega gjuhë dhe letërsi në Universitetin “Ludwig-Maximilian” në Munih.

Prof. Dr. Demiraj, pasi citoj fjalët e Naim Frashërit, se: “,...për shqiptarët dielli lind ku perëndon”, mes tjerash, tha: “Skënderbeu ka lindur i krishter, ka jetuar si mysliman dhe ka vdekur si shqiptarë”.

Image
Prof. Dr. Bardhyl Demiri

Adi Sadiku, me këngën “Poçari”, i mrekulloi ndëgjuesit me zërin shumë të bukur, me emocionet e forta, që përcolli në sallë. Derisa, si Orfeu mitik, na mori me vete dhe na futi në syrin e ciklonit të shtërgatës së dhimbjeve dhe të krenarisë, filmi “Skënderbeu”, dubluar në gjermanisht.

Me një valle tropojane u prezantuan vallëtaret e Shoqërisë Kulturore e Artistike “Iliria" nga Munihu. Dhe, krejt në fund, për gjithë të pranishmit u ofruan pije dhe gjëra ushqimore nga kuzhina tradicionale shqiptare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat