U promovua libri “Dhembje dhe krenari” të autorit Bahri Shyti

Gjermania

U promovua libri “Dhembje dhe krenari” të autorit Bahri Shyti

Nga: Maxhun Smajli Më: 31 maj 2018 Në ora: 16:04
Nga e majta; Milaim Spahiu, Maxhun Smajli dhe Kemail Hoxha

Në prani të bashkatdhetarëve të shumtë; krijues dhe dashamirë të artit të shkruar, në Pfarkirchen, u bë promovimi i librit të tretë me poezi, të autori Bahri Shyti, “Dhembje dhe krenari”.

Të pranishëm në këtë promovim libri, mes tjerësh ishin edhe përfaqësuesit e ShKSh “Shqiponjat e Bayernit” nga Eggenfedeni; Dr. Ibrahim Latifi, kryetar dhe Avdi Arifi, arkatar, veprimtarët, Hashim Sahiti, Naser Peci, Gani Ajvazi, Ruzhdi Januzi dhe vëllezërit Ibishi. I pranishëm nga Kosova, ishte Qazim Hajra. Për librin referuan, Maxhun Smajli dhe Milaim Spahiu, ndërsa disa poezi të përzgjerdhura u recituan nga recitatori i mirënjohur, Kemail Hoxha.

Maxhun Smajli, në fjalën e tij referuese mes tjerash, tha: “Autori, Bahri Shyti, u ka dhënë jetë vargjeve edhe për nga koncepti dhe forca depërtuese emocionale. Ngritë lartë tempullin e dashurisë së mergimtarit-atdheun, si simbol që i ep gjakë veprës për ta mbajtur në këmbë”.

Nderisa, Milaim Spahiu, mes tjerash, tha: “Ndihem i lumtur që e kam pasur fatin ta kem në dorë këtë libër me vlera, “Dhembje dhe krenari” të autorit Bahri Shyti. Në këtë libër, autori, u ka lënë hapsira të veçanta dëshmorëve të kombit të të gjitha trevave shqiptare, por edhe simbolëve e traditave shqiptare.

Kemal Hoxha, recitoj poezitë; “Në zemrat tona je flamur”, “Kush se do kombin”, “Marshi i Maxhunit” dhe “Varri i hapur”.

Image
Nga e majta; cSmajli dhe Bahri Shyti

Ky tubim promovues u përshendet edhe nga Shoqata e Shkrimtarëve, “Papa Klementi i XI-të- Albani” nga Suedia. “Me pamundësi për të qenë mes jush, pranoni urimet tona me rastin e promovimit të librit tuaj të tretë “Dhembje dhe krenari”. Libër ky që nuk gëzon vetëm autorin, por edhe lexuesin”, në emër të ShSh “Papa Klementi XI-të-Albani”, Hysen Ibrahimi.

Autori, Bahri Shyti, në fjalën e tij falinderuese, mes tjerash, tha: “ Të nderuar, ju, me pjesmarrjen tuaj, nuk më nderuat vetëm mua si autor, por edhe librit i dhatë vlerë. Prandaj, edhe iu falinderoj nga zemra. Më këtë rast falinderoj edhe redaktorin, Hysen Ibrahimin, recenzentin, Prof. Haki Shytin, lektorët, Prof. Fidan Baliun dhe Muhamet Ibrahimin, si dhe juve të nderuar referues”.

Mëpas, në emër të ShKSh “Shqiponjat e Bayernit”, u ndanë dy “Mirënjohje”; Bahri Shytit, për punën e tij krijuese dhe Maxhun Smajlit, për punën e tij publicistike. Dhe, krejt në fund për gjithë të pranishmit u shtrua një koktej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat