Mergata shqiptare në aksion për sigurimin e mjeteve financiare për kompleksin memorial të Dr. Rugovës

Gjermania

Mergata shqiptare në aksion për sigurimin e mjeteve financiare për kompleksin memorial të Dr. Rugovës

Nga: Maxhun Smajli Më: 29 maj 2018 Në ora: 20:31
Sheshi Ibrahim Rugova në Prishtinë

Aksionit për grumbullimin e mjetëve për ndërtimin e Kompleksit memorial dhe shtatorës së Dr. Rugovës në Malaj i kanë mbetur edhe 15 ditë. Të dielën, me 27 maj, në orën 16.00, në objektin e Klubit Futbollistik “F.C. Kosova” në Munih, u mbajt një mbledhje e përbashkët pune.

Kjo mbledhje është thirrur nga Nëndega e LDK-s për Republikën e Bayernit dhe Këshilli organizativ për ndërtimin e Kompleksit memorial dhe shtatorës së Dr. Rugovës në Malaj. Edhe pse të ftuar ishin të gjitha shoqatat kulturore shqiptare që veprojnë në Republikën e Bayernit, Fondacioni “Besa”, afarist shqiptarë, si dhe bashkatdhetarë të tjerë të shumtë, në këtë mbledhje morën pjesë vetëm 13 vetë. Numër ky shumë i vogël, kur e kemi parasysh, se në Munih me rrethinë jetojnë mbi 22.000 shqiptarë.

Edhe kjo mbledhje, sikur edhe mbledhja paraprake, shpreh injorancën e shumë bashkatdhetarëve për të mos iu bashkangjitur Aksionit për ndertimin e Kompleksit memorial dhe shtatorës së Dr. Rugovës.

Sips informacionëve që na ofron, Osman Ferizi, kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Salih Çekaj”, të gjitha Nëndegët e LDK-s; Nordrein Westfalen, Baden Wyrtenberg, Hessen, Sachsen, Sachsen Anchalt etj., kanë shpreh besimin që mjetet t’i zbrazin në gjirollogarinë e shoqatës “Salih Çekaj”.

Po këtë besim e kanë shpreh edhe shumë shoqata kulturore shqiptare, si; “Dardania” Wiesbaden, “Nënë Tereza” Stutgart, “Kadri Zeka” në Kirchheim unter Teck etj., si dhe shumë bashkatdhetarë. Të vetmet që e kundërshtuan një gjë të tillë, duke shprehur mosbesim, janë Aktivet e LDK-s në Stamberg dhe Munih. Do theksuar se, kryetari i Aktivit të LDK- për Munih, Isuf Çetaj, është edhe Anëtar i Kryesisë së ShKSh “Salih Çekaj” në Pfaffenhofen.

Sipas të njëjtit burim informativ, për kontributin e tyre të dhënë në mbështetje të këtij aksion momentalisht veqohen; Adem Shoshi 2000 Evro, me nga 1000 evro, Sami Bulliqi, Bujar Lajqi, Maxhun Jefkaj, Asllan Lajqi, ka dorzuar 2670 evro, mjete këto të grumbulluara nga mergata shqiptare e Hanoverit. Me nga 500 evro kanë ndihmuar Afrim Mula, Naim Haxhiu, Shkelzen Gashi dhe Shega Selmani. Bashkatdhetarë nga Heilbroni me 500 evro, familja e Salih Çekajt 500 evro, Lulëzim Maliqi 300 evro, Fadil Lekaj 200 evro. Ndërsa, me nga 100 evro kanë ndihmuar, Idriz Zeqiri, Ambasadori, Ramadan Gashi, Abedin Kelmendi, Zymer Zeneli dhe Fahri Nimanaj. Ky aksion është ndihmuar edhe nga studenti i vitit të tretë të Ndërtimtarisë në Munih, Argent Ferizi me 50 evro.

Pra, sipas të dhënave të kryetarit të shoqatës “Salih Çekaj”, deri më tani në gjirollogarinë e shoqatës janë zbrazur 20.750 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat