Rrëfimi i vëllait të 30-vjeçares nga Kosova që u vra nga ish-bashkëshorti në Gjermani

Gjermania

Rrëfimi i vëllait të 30-vjeçares nga Kosova që u vra nga ish-bashkëshorti në Gjermani

Më: 29 maj 2018 Në ora: 19:07
Përpara se të shtinte me armë në drejtim të Eminës, Anton B. u afrua në oborrin e shtëpisë.

30-vjeçarja nga Kosova, Emine A. sapo ishte kthyer në shtëpinë e prindërve të saj – në të cilën banonte – të hënën. Ajo po qëndronte e ulur në një karrige pranë familjes së saj dhe katër fëmijëve rreth orës 19:00 në oborrin e shtëpisë së saj.

Teksa Eminja ishte ulur në oborrin e shtëpisë me familjen e saj, papritmas ish-bashkëshorti i saj erdhi me veturën e tij. Të gjithë ngjarjen e rrëfeu sot për gazetën gjermane BILD, vëllai i Eminës, Blerim A.

“Antoni erdhi këtu me një veturë Golf, madje as nuk frenoi para shtëpisë. Ai doli, teksa makina ecte nëpër rrugë”, thotë vëllai i Eminës, Blerimi, për gazetën gjermane Bild.

Përpara se të shtinte me armë në drejtim të Eminës, Anton B. u afrua në oborrin e shtëpisë, raporton Insajderi.

“Ai e kapi motrën. Pastaj nëna ime iu afrua atij dhe e rrëzoi në tokë. Motra ime Arlinda u përpoq ta kapte atë bashkë me nënën time”, tregon Blerimi.

Gjatë përleshjes, një e shtënë nga arma e Anton B. e goditi motrën e Eminës, Arlindën, në stomak. Vëllai i saj e rrëfen edhe më tej ngjarjen. “Pastaj motra ime Eminja ndërhyri dhe i tha: ‘Mjaft! Lëri ata!’ Pas kësaj erdhi një e shtënë tjetër me të cilën e goditi Eminën në kokë. Ajo vdiq menjëherë”, tregon vëllai i viktimës.

Edhe katër fëmijët e ish-çiftit, të cilët kanë moshë nga tre deri në gjashtë vjet ishin në oborrin e shtëpisë kur Anton B. e qëlloi për vdekje në kokë nënën e fëmijëve të tij.

Ish-partneri u arratis me makinën e tij pas ngjarjes, por u arrestua pas një bastisje të madhe të martën nga një njësi speciale e policisë.

Ndërkohë, fëmijët e traumatizuar të Emine A. janë strehuar tek familja e prindërve të saj. “Ata nuk duan ta shohin më Antonin. Vajza e vogël është e frikësuar” tha sot Blerim A., vëllai i viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat