Ndërton një shtëpi për familjen e pastrehë të Selim Malë Çelës në komunën e Tropojës

Gjermania

Ndërton një shtëpi për familjen e pastrehë të Selim Malë Çelës në komunën e Tropojës

Nga: Maxhun Smajli Më: 25 maj 2018 Në ora: 08:52
Një delegacion i shoqatës dhe Forumit të Gruas që vepron në kuadër të kësaj shoqate; Naser Hoxha, kryetar dhe Kumrie Dacaj-Hoxha, shoqëruar edhe nga koordinatori Gëzim Dacaj, vizituan Tropojën.

Njerëzit kanë nevojë për një grimë kujdes të vërtetë njerëzor. Kjo përkujdesje zgjon tek ata  ndjenjën e vlerës dhe të krenarisë. Mirëbërësit e vertetë dhe të vetmit që meritojnë respekt janë ata që i ushqejnë të uriturit, ata që i veshin të zhveshurit, apo që ndërtojnë streh për të pa strehët. Ata, që me fjalë e vepra nxisin dashurinë ndaj njeri- tjetrit.

Shoqata Kulturore Shqiptare “Dardania” nga Mannheimi, nuk po ndalet së punuari në interes të atdheut e popullit. Të përkrahur nga anëtarësia e gjërë dhe vullnetmirët e tjerë, jo anëtarë të shoqatës, kanë paraparë ndërtimin e një shtëpie në komunën e Tropojës.

Kryesia dhe anëtarësia e gjërë e  ShKSh “Dardania” nga Mannheimi, duke mos harruar kontributin e madh të tropojanëve dhënë në mbështetje të luftës së drejtë të shqiptarëve të Kosovës dhe për strehim të të ikurve nga Kosova, në shenjë mirnjohje, ka vendosur ta ndërtoi një shtëpi.

Ditë më parë, nji delegacion i shoqatës dhe Forumit të Gruas që vepron në kuadër të kësaj shoqate; Naser Hoxha, kryetar dhe Kumrie Dacaj-Hoxha, shoqëruar edhe nga koordinatori Gëzim Dacaj, vizituan Tropojën. Ky delegacion u prit nga stafi i Bashkisë së Tropojës, kryesuar nga znj. Feride Rrahmani, nënkryetare. Gjatë këtij takimi, i pranishëm ishte edhe Canë Tahiri, i njohur si Ambasador i Paqes Gglobale.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Canë Tahiri, mes tjerash, tha: “Ky delegacion i shoqatës “Dardania” nga Mann heimi, vjen për t’i thënë Faliminderit Tropojë për kontributin e dhënë gjatë viteve 1998-1999”.

Duke mos u lënë vend fjalëve, kryetari i ShKSh “Dardania”, Naser Hoxha, vëndosi gurthemelin e shtëpisë për familjen e Selim Malë Çelës, e cila është paraparë të përfundoj në gushtë të këtij viti.

Më pas, në emër të ShKSh “Dardania” nga Manheimi, Naser Hoxha, ftoi një delegacion nga Bashkia e Tropojës, që të festojnë së bashku Ditën e Flamurit në Mannheim. Në të njëjtën kohë, ky delegacion, u bëri thirrje institucioneve të Kosovës dhe diasporës, që të kontribojnë në ngriten e Kompleksit memorial për gjithë dëshmorët të kësaj zone, të cilët ranë për lirin e Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat