Nxënës dhe mësimdhënës istogas për vizitë në Gjermani

Gjermania

Nxënës dhe mësimdhënës istogas për vizitë në Gjermani

Nga: Adem Lushaj Më: 17 maj 2018 Në ora: 16:50
Leonore Determan dhe Landrat Holger Heymann

Nxënës dhe mësimdhënës të Shkollës fillore "Trepça" në Banjë të Istogut, me ftesë të Shoqatës humanitare AWO, me qëllim të marrjes së përvojave më mësimdhënie dhe mësimnxënie, kishin vizituar shkolla të ndryshme të disa qyteteve të Gjermanisë. Ata  (10 nxënës dhe 6 mësimdhënës), pos stafit drejtues të Shoqatës, të prirë nga Leonore Determan-udhëheqëse e AWO, ishin pritur edhe nga deputetja e Bundestagut gjerman, Siemtje Molle  dhe kryetari i komunës Vitmundit, Landrat Holger Heymann. Siç bëhet e ditur, Shoqata humanitare AWO, për vite është duke ndihmuar shkollën e Banjës së Istogut, ndihmë e dhënë përmes projekteve në sektorë të sportit, kulturës, muzikës, e sidomos në përkrahje të personave me nevoja të veçanta.

Sipas, ish drejtorit të kësaj shkolle, tashmë dekan i Fakultetit të Menaxhimit në Hotelieri, Turizëm dhe Mjedis të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, dr. Adem Dreshaj, pos përkrahjes së vazhdueshme për shkollën, vizita  në Gjermani e nxënësve dhe mësimdhënësve, është jashtëzakonisht e frytshme për marrje të përvojave të mira gjermane, si nga nxënësit, ashtu edhe mësimdhënësit. "Ishte kënaqësi dhe privilegj për delegacionin tonë, pritja e bërë nga deputetja e Bundestagut në Berlin,  Siemtje Molle-Land tag abgeadmete, e cila premton mbështetje për shkollën e Banjës, edhe në të ardhmen”, ka treguar Dreshaj, i cili  nuk kursen fjalët për stafin menaxhues të AËO, që pos Leonore Determan, kontribut të çmuar po japin edhe, Kimete Ismajli Ferati, Andrea Jansen dhe Hinnrika Bents.

Image

Gjithnjë sipas Dreshaj, pos vizitave të bëra në Hamburg, Dyseldorf  dhe qytetet tjera, kishim takim të frytshëm edhe me kryetarin e komunës së Vitmundit, Landrat Holger Heymann, me të cilin është bashkëbisedua edhe për mundësitë e ndër lidhshmërisë së shkollës së Banjës, me ndonjërën nga shkollat e atjeshme gjermane. “Kryetari i Vitmundit ka mirëpritur idenë për bashkëpunim mes shkollave, një lloj binjakëzimi të tyre, që do ndihmonte në ngritjen e cilësisë në arsimin tonë”, ka nënvizuar Dreshaj, i cili kishte vënë bazat e bashkëpunimit të shkollës “Trepça”, me Shoqatën e cila tashmë veç është e njohur për qytetarët e Istogut.

Për vizitën dhe njohjen nga afër për arritjet në mësimnxënie, është shprehur edhe nxënësja Diellza Rugova, për të cilën nuk ishte vetëm një vizitë e thjeshtë, por mësim i mirë se si të arrihen rezultate të larta në procesin e arritshmërisë së dijes nga bankat shkollore. “Kemi marrë shumë mësim nga puna e mësimdhënësve në shkollat gjermane, sikurse që jemi njohur me angazhimet e kolegëve tanë, të cilët na kanë mahnit për mënyrën e arritjes së dijes”, deklarohet nxënësja Diellza Rugova, duke thënë se këto mësime të marra, do mundohet ti shpalos edhe te kolegët e saj në Banjë, apo edhe shkollat tjera të Istogut, pse jo edhe në komunat tjera të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat