Kosova - vend i panjohur

Gjermania

Kosova - vend i panjohur

Xhafer LECI Nga Xhafer LECI Më 16 maj 2018 Në ora: 16:52
Pamje nga Konferenca

Në Stuttgart u  mbajtë një Konferencë me temën:

Kosova - vend i panjohur (Kosovo – terra incognita)
10 vjet Pavarësi - vështrime dhe pikëpamje
(10 Jahre Unabhängigkeit – Einblicke und Ausblicke)


Nga folësit kryesor të ftuar ishin:
Nënkryetari i Parlamentit Evropian Z. Rainer Wieland dhe
Zëvendës Shefi i Misionit EULEX Kosova, Z.Bernd Thran

Image
Rainer Wielan

Në këtë Konferecë muarën pjesë një numër i madh, gra e burra të të gjitha moshave, përafërsisht, sa shqiptarë, po aq edhe gjermanë/e, diplomatë, politikanë dhe veprimtarë shqiptarë e gjermanë të përzgjedhur. Konferenca u orgnizua me iniciativën e Shoqatës gjermane"Education Unlimited" (Edukim pa kufinj), e mbështetur nga Shoqata "Jungen Europäer JEF Baden-Württemberg" (Europianët e rinj JEF Baden-Württemberg) dhe Shoqata shqiptaro-gjermane"Pavarësia", me seli në Stuttgart. Qëllimi i organizimit të kësaj Konference ishte njohja e opinionit me Kosovën dhe temat aktuale rreth sajë si dhe ngritja e imazhit të Kosovës.            

Autori i këtyre rreshtave mendon se: edhepse Kosova është një vend i vogël, është mjaft e njohur, për opinionin, që nga ngjarjet e vitit 1968, 1981, 1990-ta, kur janë organizuar protesta të shumëta të bashkatdhetarëve, në të gjitha qendrat kryesore europiane, pastaj nga lufta e viteve 1998/1999, por edhe nga prania diplomatike, ushtarake e policore ndërkombëtare në Kosovë që 19 vite.

Mirëpo sa është e njohur Kosova pas 10 viteve pavarësi dhe shtjellimi i temave aktuale rreth sajë, është i mirëseradhur, sidomos kur informatat vijnë nga dora e parë e Bashkimit Europian, siç janë nënkryetari i Parlamentit të Bashkimit Europian, z. Rainer Wieland dhe zëvendës shefi i EULEX-it, z. Bernd Thran, të cilët duhet falënderuar për kohën që kanë ndarë me pjesëmarrësit e kësaj Konference.

 Udhëheqësja e Konferencës, zonja Kerstin Zielosko-Labonte, kryetare e Shoqatës "Edukim pa kufij", përshëndeti të pranishmit, mysafirët e ftuar dhe, prezantoi projektin e bashkëpunimit, në fushën e arsimit me Kosovën,(nga ana gjermane), të cilin e kishte filluar pak pas njohjes të pavarësisë së Kosovës, në kohën kur z. Imer Lladrovci ishte zëvedëskonsull në Konsullatën e Kosovës në Stuttgart, tani konsull në Vjenë.

Ajo elaboroi idenë për nismën e organizimit të saj, duke i falënderuar partnerët organizativ z. Marku Shildkneht, ish kryetar i " Europianëve të rinj" dhe z. Xhevdet Syla kryetar i Shoqatës "Pavarësia", për përkrahjen dhe ndihmesën e këtij organizimi .

Ajo ftoj në foltore Kryekonsullin e Republikës së Kosovës në Shtutgart z. Blerim Canaj, i cili, pasi i përshëndeti të pranishmit, në fillim të fjalimit të tij, shprehu pakënaqësinë me mosliberalizimin e vizave, për qytetarët e Kosovës, nga ana e Bashkimit Europian.

Konsulli Imer Lladrovci, kishte ardhur nga Vjena, në cilësinë e udhëheqësit të projektit të arsimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, (nga ana kosovare). Z. Ladrovci falënderoi shtetet mike, e posaçërisht Gjermaninë, për përkrahjen dhënë Kosovës, në fushën e shtet-ndërtimit. Më pas diskutuan z. Wieland dhe z. Thran. Ata të dy, si njohës shumë të mirë të situatës së kaluar dhe aktuale, në veçanti, shprehën pikëpamjet e tyre për Kosovën, pas 10 vitesh pavarësi.

Image
Drejtuesit e Konferencës

Nënkryetari i Parlamentit Europian z. Rainer Wieland theksoi se Kosova ka arritje të theksuara në këto 10 vite, por përmendi kushtet që nuk jan përmbushur nga institucionet e Kosovës për liberalizimin e vizave, kushti i fundit luftimi i korrupcionit dhe i krimit të organizuar. Por edhe vështirësitë objektive siç janë 5 Pesë) vendet e Bashkimit Europian, që nuk e kanë njohur Kosovën. Dhe këtë për shkak të problemeve të tyre të brendshme, që janë pengesë për vet Bashkimin Europian, problem ky që nuk mund të hidhet aq lehtë, sikur të mos ishte fare. Ai tha se Kosova e ka përspektivën Europiane, por puna për të arritur deri aty u mbetet vetë Kosovarëve. 

Zëvendësshefi i Eulexit z. Bernd Thran shpjegoi vështrimet e tij për Kosovën, në dy vitet e fundit, prej se ai ka ardhur në këtë detyrë, duke treguar për lirinë e lëvizjes me një shembull konkret, kur i thoshte bashkëshortës së tij në telefon se "sa u çova në mëngjes dhe po dal të pi kafe në qytet", për çka ajo ishte skeptike. Me një fjalë unë ndihem më i sigurtë në Prishtinë, sesa në Bruksel. Ai ka fjalë të mira për qytetarët e Kosovës, duke i njohur si popull shumë i shoqërueshëm dhe mikëpritës. Rolin e Eulexit në Kosovë ai e sheh pozitiv, në aspektin e rendit,ligjit…

Si suksese kryesore të këtij misioni ai përmend ndërmjetësimin me palën serbe, rreth ndërtimit të vendkalimeve kufitare dhe menaxhimit të pikave kufitare, në mes Kosovës dhe Serbië nën një kulmë, lirinë e lëvizjes për të gjithë qyteatarët e Kosovës në veri dhe integrimin e strukturave paralele në policinë dhe gjygjësinë e Kosovës. Ndër të tjera, Ai tha: „Policia kufitare e Serbisë me atë të Kosovës, flasin vetëm në prezencën e EULEX-it. Misioni i EULEX-it tash ka më tepër rol monitorues dhe të gjitha kompetencat exekutive do tu jipen kosovarëve, deri në fund të qershorit të këtij viti.

 Më pas ishte parapa një raund i moderuar diskutimi, ku pyetjeve të përfaqësuesve të tri Shoqatave që organizuan këtë Konferencë, ju përgjigjen dy folësit e ftuar.Këtu po shkëputi një pjesë të diskutimit:

Xhevdet Syla, kryetar i Shoqatës "Pavarësia", pasi shprehu qëndrimin e tij se "qytetarët e Kosovës janë të brengosur se Bashkimi Europian nuk po e përkrahë seriozisht, përkatësisht me dinamikë jo të duhur, afrimin e Kosovës drejt Bashkimit Europian. Kjo shihet me ngecje në liberalizimin e vizave dhe kosovarët janë të vetmit qytetarë të Europës Juglindore, që nuk kanë liri të lëvizjes, në vendet e BE-së, por edhe proceset tjera po lëvizin shumë ngadalë",- e pyeti z. Wieland se çka mund të bëjë Parlamenti Europian dhe institucionet tjera relevante të BE-së, në përshpejtimin e afrimit të Kosovës drejt BE-së dhe çka mund të bëjnë kosovrët në këtë drejtim?

z. Wieland u përgjegj: Çelësi gjendet në vendin tuaj, duke aluduar në Kosovën. Ai theksoi se për BE-në është shumë i rëndësishëm ndërtimi i një shoqërie, që rrespekton rendin dhe ligjin dhe e lufton pakompromis korrupcionin. Ai tregoi se ishte kundër pranimit të Rumanisë, Bullgarisë dhe Kroacisë në BE. Ai mendon se kishte të drejtë për këtë, sepse zhvillimi i tyre pas pranimit në BE ka ngecur. Bashkimi Europian është bashkësi e shumë shteteve dhe është shumë e vështirë të krijohen kompromiset, brenda vet këtyre shteteve, për shumë tema dhe ky është gjithashtu një problem.

Xhevdei Syla : "Kosova është njohur nga 116 shtete të botës, si shtet i pavarur, por atë nuk e kanë njohur, edhe pas dhjetë vjetësh pavarësi pesë vende të BE-së: Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia she Qiproja. Kosova shënohet me fusnotën e njohur. Në ndërkohë, po zhvillohen bisedimet e sponzoruara nga Bashkimi Europian, për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Një epilog me njohje të ndërsjelltë nuk është arritur ende. Në anën tjetër kërkohet nga Kosova të plotësojë kushtet, për t`u bërë pjesë e Bashkimit Europian. "A është i mundur anëtarësimi i Kosovës në BE, në një të ardhme të afërt, duke pasur parasysh këtë konstelacion të komplikuar të gjendjes? Sa është Kosova larg anëtarësimit në Bashkimin Europian?"

Wieland:Theksoi se nga bisedimet Kosovë-Serbi nuk pritet njohje reciproke, por do të këtë një marrëveshje kontraktuale, që u ndihmon të dyja vendeve të lëvizin më shpejt drejt BE-së. Gjithashtu Bashkimi Europian nuk është i interesuar që të ketë në gjirin e vet, shtete që kanë probleme në mes vete dhe për këtë i ndihmon bisedimet, për normalizim të marrëdhënjeve mes Kosovës e Serbisë, por edhe nuk do të lejojë që njëri vend ta pengojë tjetrin, që t`i bashkohet BE-së. Unë e di se në vitin 2019 nuk do të ketë anëtarësime të reja në BE, por një datë të saktë për anëtarësimin e Kosovës në BE nuk e di.

Pasuan edhe pyetje tjera nga moderatorët dhe publiku në të cilat u përgjegjën z. Wieland dhe z. Thran.

Pyetjet e veprimtarit Xhefer Leci :Z. Rainer Wieland, Nënkryetar i Parlamentit Evropian

• A ishte urgjente që Gjykata Speciale të krijohej për Kosovën? Kjo ishte padyshim iniciativa e shtetit serb, e cila u realizua nëpërmjet veprimeve të Dick Marty.
• A është kjo gjykatë e veçantë vetëm për shqiptarët apo edhe për serbët?

Nëse kjo është vetëm për shqiptarët, a mund të flitet për drejtësi selektive!

Wieland: Është e vërtetë se Gjykata Speciale u themelue me iniciativen e Dick Marty-it, kundër disa individëve në Kosovë, të cilët konsiderohen si vrasës, kriminelë. Këta kriminelë drejtësia në Kosovë nuk arriti ti burgosë-denojë, sepse pushetarët në Kosovë kanë ndikim të madh në drejtësi! Edhe Parlamenti i Kosovës e ka votuar Specialen. Gjykatës e prokurorë të Speciales janë shqiptarë. Nuk ka të bëjë asgjë me drejtësi selektive. Z.Wieland foli pak edhe për njohjen e pavarësisë së Sllovenisë, që neve ta kuptojmë se Gjermania ka edhe problemet e veta. Austria dhe Italia donin ta njihnin Slloveninë, ndërsa Gjermania jo! Unë, tha ai, me disa politikanë të tjerë shkuam në Bonn tek Kancelari Dr. Helumt Kohl, që ta bindim se Ai duhet ta njoh Slloveninë. Kohl u përgjigj: "Unë jam historian, e dini ju që në vitin 1939, Austria dhe Italia ishin aleate të Gjermanisë. Unë do bisedoj me Francën dhe Anglinë, që bashkarisht me vendet tjera evropiane ta njohim Slloveninë". Dhe ashtu kishte ndodhur.

Xhafer Leci: z. Bernd Thran, Zëvendës Shef i Misionit EULEX-it në Kosovë

• Pse UNMIK-u dhe Misioni EULEXit nuk kanë mundur të sjellin drejtuesit e krimit të organizuar para drejtësisë?
• Pse nuk mund të zbulohen-shpjegohen vrasjet politike të pasluftës të njerëzve të pafajshëm? Për shembull, u vranë disa dëshmitarë të mbrojtur. Pse nuk u mbrojtën këta dëshmitarë të mbrojtur?

z. Thran: Kosova është një vend i vogël, të gjithë e njohin njëri-tjetrin, prandaj as dëshmitarët e mbrojtur nuk janë të panjohur. E dimë se ka pasur dëshmitarë të mbrojtur të vrarë, por jo më në 8 (tetë) vite, nga kur ne, EULEX-i, kemi filluar emisionin tonë në Kosovë. Ne e dimë se ka vrasës dhe kriminelë, por frika është e madhe, dëshmitarët janë të kërcënuar, i ndryshojnë fjalët ose nuk paraqitën fare para drejtësisë. Kjo është arsyeja që ne, në mungesë të dëshmive, nuk mund i dënojmë kriminilët.

Veprimtari Lon Karrica: "Edhe EULEX-i si UNMIK-u është korruptuar".  

Z. Thran: "Jo nuk ka dëshmi, i vetmi person i akuzuar ka qenë italiani Marucio Salustro, por as për këtë rast nuk është dëshmuar".

Nuk më kujtohet kush e bëri pyetjen për burgosjen e Marko Gjuriqit, në Mitrovicë, nga Njësia Speciale e Kosovës, por më kujtohet përgjigja e z.Thran: 

"Gjuriqi është një person agresiv, por burgosja e tij, ishte një marrëveshje-lojë, në mes Beogradit dhe Prishtinës. Gjuriq duhej përzanë menjëherë përtej kufirit. Nuk kishte nevojë sjellja dhe mbajtja e tij e shkurtër në hetuesinë e Prishtinës! Ne, Eulexi-si, nuk kemi qenë të informuar, megjithatë, po sa kemi marrë vesh, menjëherë kemi shkuar në Mitrovicë. Sikur mos të kishte qenë një marrëveshje lojë, serbët e Mitrovicës së Veriut, shumë shpejt do i bllokonin rrugët dhe policia e Kosovës, nuk besoj se do mund largohej nga Mitrovica e Veriut".

Image
Vallëzuesit

Në këtë Konferencë muarën pjesë edhe dy konsujtë e Kosovës me seli në Stuttgart, Arjan Kashtanjeva dhe Besnik Miftaraj. Veprimtarët,Jahja Gashi, Nue Lekaj, Dr.med.Bekim Balidemaj, Musa Leci, Don Albert Krista, Beqir Sopa, Arton Basha pronar i Bootshaus Restau-rant, këtu ku u mbajtë Konferenca, e të tjerë.

Konsulli Imer Lladrovci në emër të Ambasadës së Kosovës në Vjenë, ndau një mirënjohje për nënkryetarin e Parlamentit Europian z. Rainer Wieland, për ndihmën dhe përkrahjen dhënë Kosovës, në rrugën drejt BE-së, si dhe një mirënjohje për zonjën Kerstin Zielosko-Labonte, për angazhimin e saj në projektet për Kosovën.

Vallëtarët e Ansamblit "Pavarësia" e përmbyllën programin e kësaj Konference me prezentimin e "Vallës së Pavarësisë" dhe "Vallës së Drenicës", duke demonstruar kështu para të pranishmëve vallet popullore shqiptare, si vlera të pandashme kulturore të shqiptarëve, vlera këto që ruhen edhe nga komuniteti shqiptar në Stuttgart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat