Me Akademi u përkujtua Heroi Salih Çekaj nga Nëndega e LDK-së për NRW-Gjermani

Gjermania

Me Akademi u përkujtua Heroi Salih Çekaj nga Nëndega e LDK-së për NRW-Gjermani

Më: 25 prill 2018 Në ora: 20:45
Nëndega e LDK- për NRW në Gjermani me një Akademi Përkujtimore përkujtoi Hero Salih Çekajn.

Në praninë e një numri të konsiderueshëm të, anëtareve e simpatizuesve të LDK-së,që erdhen edhe nga larg, si nga Bayerni e Hanoveri, me intonimin e hymnit Dardan ,atijë Kombëtar dhe të Kosoves ,filloi Akademia Përkujtimore për Hero Salih Qekaj.Duke i falenderue të pranishmit,Nënkryetari i Nëndeges z,.Enver Musa në emrër të Kryesisë i përshendeti musafiret ,sidomos ata që kishin ardhe edhe nga larg  mëse 500 km.

Për jeten dhe vepren e Hero Salih Qekajt foli Kryetari i Nëndeges z. Jakup Gerguri

Sali  Çekaj u lind më 22 qershor 1956 në fshatin Broliq të komunës së Deçanit   

Te flasësh për figurën e Sali Qekajt është një nder i madh, por është edhe një përgjegjësi e madhe, sepse kemi të bëjmë me një ndër figurat më të mëdha të kombit në historinë më të re te Kosovës. Ai ishte një figurë poliedrike, shumë dimensionale e cila ngërthen në vete të gjitha ato veti që rrallë herë në histori mund t i gjejë të kompletuar te një personalitet udheqës te cilin e bëjnë te pranueshëm për të gjitha shtresat e shoqërisë.

 Te Sali Qeku gjejmë vetit e burrërisë tipike shqiptare, trimërin, bujarin, besnikërinë, dashurin ndaj familejes dhe shokëve. Te Sali Qekaj gjejmë juristin, politikanin, oficerin, guerilin dhe intelektualin e madh i cili diti në mënyrën me unikate, që te gjitha të i fus në shërbim të çështjes madhore kombëtare.

Aktivitetin patriotik Sali Qekaj e filloj me 1981 ku demonstratat masive gjithëpopullore e gjejnë në mesin e tyre. Ndryshimet e mëdha politike te viteve te 1990 e gjejnë në krye te udhëheqjes politike në komunën e Deçanit. Ai vihet në balle të të gjitha kërkesave gjithpopullore të kohës, siq ishin protestat tubimet dhe marshimet drejt Prishtinës në përkrahje te minatorëve te Trepçës.

Ai doli haptas në përkrahje te tyre në emër të të gjitha strukturave udhëheqjes se komunës se Deçanit. Ishte në balle të luftës politike kundër ndryshimeve kushtetuese,  e cila filloj pikërisht në gjykatën komunale ku e kishte bazën. Jo rastësisht kjo gjykatë u quajt çerdhe e nacionalizmit shqiptar nga UDB-ja.

Image

Ishte njëri nder themeluesit e LDK dhe pluralizmit në Deçan. Ishte njëri nder hartuesit kryesor te statutit komunal në bazë te kushtetutës se Kaçanikut. Te gjitha këto aktivitete dhe shumë të tjera, Sali Qekajn e vejnë në shënjestër te UDB te cilët e gjurmojnë hap pas hapi ,edhe një dite vërsulen për ta arrestuar, por fale gjeturis se tijë dhe disa shokëve ai arriti te ju shpëtoj dhe arratiset në Gjermani. Menjëherë pas arritjes në Gjermani ai vazhdon aktivitetin  politik pranë degës së LDK në Gjermani. Krahas sajë, edhe atë ushtarak pranë Ministrise së Mbrojtjes së Republikes së Kosoves.

Pas një marrëveshje në mes te udheqjes se Shqipërisë dhe asaj te Kosovës për stërvitje ushtarake te te rinjeve nga Kosova dhe trevat shqiptare Sali Qekun e gjejmë ndër te paret në këto stërvitje, edhe pse aj kishte njohuri te mjafuteshme profesionale sepse ishte oficer rezervë. Qëllimi i ti ishte që krahas stërvitjeve taktiko fizike te njihej për se afërmi me te gjithë shokët me te cilët më vonë do të bëheshin bartësit kryesor të ngjarjeve të mëdha që ndodhen në Kosovë, që nga sulmet e para guerile e gjere ke lufta e hapur. Te dy grupet, tash me te njohura për opinionin shqiptar si grupi i pare në përbërje të të cilit ishin heronjet e kombit Sali Qekaj, Zahir Pajaziti dhe Ahmet Hoxha dhe grupi i dyte që në mes kishte edhe heronjet Adem Jashari, Ilaz Kodra dhe te tjerë, ishin edhe do te mbeten bazamenti kryesor mbi te cilën u ndërtua e gjithë ajo që quhet luftë e armatosur. Fillimi i saj filloj në dhjetor te 1991 kur këta trima te armatosur  , nënë komandën e Sali Qekajt u futen në Kosove duke u shpërndarë në të gjitha trevat Shqiptare edhe kështu filluan luftën e armatosur për te mos e ndalur deri në fund.Këta ishin nismëtarët e parë të luftës në Kosove dhe Sali Qekaj ishte komandanti i parë i kësaj nisme i cili nuk e ndali kurrë deri në renjen e ti heroike si komandant në koshare. Te gjitha aksionet guerile që u kryhen në Kosove u kryen nga këta trima te udhequr dhe koordinuar nga tre kolosët Sali Qekaj, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti. Qdo veprimtari politiko ushtarake që ndodhi në Dukagjinin në këto periudha kohore është e lidhur ngushtë me emrin e Sali Qekaj.

Atdhetari, intelektuali dhe Heroi i kombit z. Sali Cekaj, ishte prezent në të gjitha organizimet e mërgatës sonë. Diskutimet e tij para bashkëatdhetarëve tanë ishin të qeta, të zjarrta,kombëtare dhe magjepëse për bashkëbiseduesit.

Salih Qekaj përveq  që merrte pjesë në tubime, protesta, demostrata, konferenca për shtyp, ai angazhohej edhe për informimin e opinjonit për dhunën, burgosjet, rrahjet, dënimet drakonike të shqiptarëve, vrasjet që bënte regjimi barbar serb ndaj popullit shqiptarë.

Image

 Ai  të gjitha forcat e tij materiale, fizike dhe intelektuale i kishte vënë në drejtim të zgjidhjes së qështjes së Kosovës.

Në Nëndegen tonë në NRW patëm rastin ta kemi shumë herë.

Më karakteristike ishte ajo në maj 1998 kur gjërat kishin fillue të radikalizoheshin skajshmërisht. Edhe përkunder  ndasive të thella që u bënë atë kohë ai shquhej si institucionalist i përbetuem .Thirrte në unitet institucional e jo grupor ,klanor e regjional, siq bënë shumë tjerë, që edhe sot e kësajë dite po i vuejmë pasojat nga ta.Për më shumë dhe më konkret nga pak fjalë ,por me domethënje të mëdha ,do mësojmë nga gjirimet që që do i shfaqim pak me pas,të cilat Nëndega jonë i ruan me gjelozi nga ai takim, që patëm fatin ti dëgjojmë nga ish Sekretari i Deges,tash Hero Salih Qekaj.

 Salih Qekaj ra heroikisht tek Rrasa e Koshares,me 19.04.1999, duke luftuar ballë për ballë me armikun, për clirimin e Kosovës.

Ra heroikisht ,për të mos vdekur kurr. Lavdi jetes dhe vepres se Salih Qekajt.

Pregaditur nga Kryetari i Nëndeges  ,me ndihmen e z.Vehbi Gogajt u shfaqen përmes videoprojektorit dy inserte filmimesh nga takimet me Salih Qekajn ne Nëndegen tonë 19 vite më parë.

Në vazhdim me një fjalë rasti u paraqit prof. Anton Kolaj-ish Nënkryetar i LDK-së ; Jemi bashkuar sot ketu per te nderuar dhe kujtuar ne pervjetorin e 19 – te te renjes heroike, luftetarin e lirise, patriotin, aktivistin dhe ushtarakun, heroin e Kosoves, Salih Çekajn.
Sot ne pervjetorin e 19-te te renjes heroike ne altarin e lirise te heroit Salih Çekaj, familjaret, miqet, shoket dhe parasegjithash bashkeveprimtaret dhe bashkeluftaret e Saliut, krahas merzise dhe dhembjes per te, perjetojne edhe ndjenjen e krenarise, per at` qe kishin pas rast te punojne, veprojne dhe luftojne bashke me Sali Çekajn. Tek Saliu dhe vepra e tij shofin dhe gjejne edhe nje pjese te sakrifices dhe kontributit te tyre, te dhene per lirine e Kosoves .

Ndjenja te tilla perjetoi edhe une qe Saliun e kam njoftur qe nga vitete e 90-ta.

Sali Çekaj ishte nisemtar i shume ndermarrjeve dhe aktiviteteve politiko-juridike dhe shtetrore-ushtarake qe shkonin ne drejtim te refuzimit te nenshtrimit, percmimit dhe mohimit te te drejtave te shqiptarve ne Kosove. Edhe kur punonte ne sistemin juridik te nomenklatures politike jugosllave, Saliu ishte avokat i te drejtave te njeriut, i te drejtave te shqiptarve, te cilat te drejta, jo rralle neperkembeshin nga sistemi politiko- shtetror serbo-jugosllav i asaj kohe.

Formimi intelektual i Saliut, deshira per barazi dhe liri, tradita familjare e bujarise, krenaria dukagjinase e urte, pa fodullek dhe krekosje, haseshin tek personaliteti i Saliut neper te gjitha fazat e rrugeecjes se tij jetesore dhe vepruese gjere ne renjen heroike ne kufirin ndares te kombit shqiptare, kufi te cilin ai dhe shume bashkeluftare dhe bashkeveprimtare te tjere, si ai, shpirtnisht dhe praktikisht nuk e paranuen kurr si kufindares.

Pas largimit nga Kosova, Saliu, erdhi ne Gjermani dhe u kyq, pa hezitim, ne strukturat organizative te Levizjes se Madhe per Pavarsi dhe Çlirim Kombtare, u kuq ne LDK. Tek LDK-ja, ai dhe jo vetem ai, pau dhe gjeti subjektin, strukturen, idene dhe veprimtarine vizionare per realizimin e endrrave shume shekullore te shqiptarve per liri. Saliu u kyq ne LDK-n e Ibrahim Rugoves, te Fehmi Aganit, ne LDK-n e qindra mija veprimtarve ne Kosove dhe gjithkund ku kishte shqiptare, u kuq dhe veproi ne LDK- n e qindra mija lufteterve, deshmorve dhe heronjeve te rene per liri, gjere sa vet ra ne Luften e famshme te Koshares, ku me gjakun e tij, ai mori kuroren e pavdeksise dhe te heroizmes shqiptare.

Kontributi i Saliut ne rrugetimin dhe luften per clirim kombtare eshte aq i madh sa qe kur te shkruhet historia e me e re e rezistences dhe luftes per clirim dhe pavarsi te Kosoves, figura e Sali Çekaj do te nxeje vend meritore.

II.

Ne fillim te viteve te 90-ta LDK-ja, ne rrugetimin dhe perpjekjet e saj per liri dhe pavarsi, krijoj kushte, per kohen, te volitshme per bashkepunim me Shqiprine. Sali Çekaj, Adem Jashari dhe shume patriot te tjere, me kete raste pane nje drite ne fund te tunellit. Saliu pau, besoj dhe shume shpejt u be bartes dhe shperndase i kesaj drite qe kishte ndeze LDK-ja ne rrugtimin e saj per shtet dhe liri kombtare. Kjo drite dhe shprese-besim qe ne Kosove nuk ishte shu kurre, tani mori dimensione tjera. Ne, pra LDK-ja ne bashkepunim me te gjithe subjektet tjere politik shqiptare te Kosoves, dhe kudo ku jetonin dhe vepronin shqiptaret, ne trojet tona etnike, pastaj ne Europe, Amerike, Australi, Zelande te Re, u be nisemtare dhe bartese kryesore e formimit, hap pas hapi te te gjitha segmenteve shtetrore.

Adem dhe Hamez Jashari, Sali Çekaj, Agim Ramadani, Zahir Pajaziti, dhe ketu rreshti i luftetarve te lirise eshte i madh, kete drite lirie e shendrruen ne falke-uragan qe fiku pergjithemon enderrat e pushtuesve serb dhe sot Kosova eshte e lire dhe rrugeton, jo pa veshtiresi, drejt fazes perfundimtare te idealeve tona, te bashkimit kombtare dhe integrimeve Euro- Amerikane!
III.

Te nderuar te pranishem

Sali Çekaj ku do qe veproi dhe luftoi, la gjurme te pa shlyeshme. Ai ishte nje figure eklantante e Luftes per Çlirim te Kosoves. Saliu edhe gjate kesaj lufte, sikur edhe para saj, perpiqej te bashkoj njerze, te krijoj ura, te mbyll hendeqe, ne menyre qe ne lufte per clirim kombtare, shqiptaret te jene bashke. Saliu e donte bashkimin, i besonte atij, punoj per te, ani pse shpeshhere hasi ne shume sfida dhe pengesa te pakuptimta.
Sot, Saliu yne, pushon ne altarin e lirise dhe nga pavdeksia dhe urtesia e tij sikur leshon kushtrimin: shqiptare, mos lejoni qe te ndahen ata qe ishin bashke, qe luftuen bashke, qe rane bashke!Lavdi vepres dhe emrit te heroit Sali Çekajt

Nëndega për qdo vit ndanë një Mirënjohje me emrin Salih Qekaj veprimtarëve për vendin.Kësajv here u vendos qe laureta te emrohet z. Hazir Krasniqi ,ish veprimtar dhe ish Kryetar i Deges sëLDK-së për Gjermani.Meqë z. Krasniqi tash ështv pensionuar ,dhe kohen më të madhe ,dhe momentalisht është në Kosovë ,u vendos qv Mirënjohja t´í ipet në rastin e parë të vizites së ndonjë antari të Kryesisë në Kosovë.

Me nga një fjalë rasti ,para të pranishmëve u paraqiten edhe z.Osman Ferizi-ish bashkpunëtor i Hero Salih Qekajt,veprimtar dhe kryetar i shoqates Salih Qekaj ne Münich,z. Idriz Zeqiraj -kryetar i Nendeges se Bayernit,z.Qazim Bajgoraliu-bashkveprimtar i Salih Qekajt ,dhe ish kryetar i Deges se LDK-se per Gjermani,z. Zymer Rrahmani-kryetar i AAK-se Dega gjermani,si dhe z.Hamit Halili veprimtari me i moshuar ,dhe nje nder themeluesit e LDK-së në Gjermani.

Akademinë e përfundoi nënkryetari i Nendeges z. Enver Musa duke i falenderuar te pranishmit.

Komisioni për Informim i Nëndeges NRW.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat