Zhduken dy fëmijë nga Kosova në Gjermani, policia në alarm

Gjermania

Zhduken dy fëmijë nga Kosova në Gjermani, policia në alarm

Më: 20 prill 2018 Në ora: 19:58
Policia Gjermane

Dy fëmijë nga Kosova që jetojnë në Gjermani rezultojnë të zhdukur dhe policia është vënë në kërkim të tyre.

Mediat gjermane bëjnë me dije se dy djemtë nga Kosova, Qëndrim Nimanaj (13 vjeç) dhe Leotrim Nimanaj (11 vjeç).

Fëmijët u zhdukën papritur pasi i thanë nënës se do shkonin në shkollë, por nuk arritën atje.

Familja e tyre jeton në Leipzig.

Dy të miturit ishin nisur për në shkollë, por nuk mbërritën kurrë. Të paktën kështu ka deklaruar në policia mamaja e tyre.

Autoritetet kanë kërkuar edhe ndihmën e banorëve, që të japin informacione rreth vendndodhjes së dy fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat