Dega e LDK-së në Gjermani - prijetare në veprimtari

Gjermania

Dega e LDK-së në Gjermani - prijetare në veprimtari

Më: 16 mars 2018 Në ora: 09:38
Foto nga mbledhja e Kryesisë të Degës së LDK-së në Gjermani

Kryesia e zgjëruar e Degës të LDK-së, në Gjermani, mbajti mbledhjen e saj të radhës, në Frankfurt, me këtë rend dite:

Dorëheqja e kryetares të Degës së LDK-së, në Gjermani, Donikë Gërvalla:

Çështja organizative në Degën e LDK-së, në Gjemani;

Përcaktimi dhe shpërndarja e detyrave, deri në zgjedhjet e ardhshme të LDK, për aktivitetet, brenda Degës, në bashkëpunim me Nëndegët;
Zgjedhja e Koordinatorëve;

Të ndryshme.

Mbledhjen e hapi nënkryetari i Degës të LDK-së, Abaz Ymeri, i cili së bashku me kolegun nënkryetar, Blerim Hajdaraj, udhëhoqën takimin në fjalë. Rendi i ditës, i hartuar dhe i propozuar nga dy nënkryetarët e cituar, u hodh në votim dhe u aporovua nga të pranishmit pa kundërshti.

Për dorëheqjen e kryetares Donikë Gërvalla, biseduan pjesa më e madhe e Kryesisë. Fillimisht, pati laramani vlerësimesh, pro dhe kontra, sepse disa syrsh kishin munguar në mbledhjen paraprake, kur Kryetarja deklaroi dorëheqjen dhe e motivoi binshëm atë. Por, kryetari i LDK-së në Bavari, Idriz Zeqiraj, riprodhoi, madje, besnikërisht, aktin e dorëhejqjes, në mbledhjen e Kryesisë së zgjëruar të Degës të LDK-së, në Gjermani, të mbajtur në Pfaffenhofen të Bavarisë, më 11 shkurt 2018: 

"Donikë Gërvalla është juriste e diplomuar në Univesitetin e Hamburgut. Ajo i njeh mirë jo vetëm ligjet, por edhe rregulloret e partive politike, në veçanti, të LDK-së, e cila për 27 vjetë ka qenë në strukturat drejtuese të saj, fillimisht, nënkryetare, pastaj edhe kryetare e Degës të LDK-së në Gjermani. Në rendin e ditës të mbledhjes të 11 shkurtit, pika e parë ishte : dorëheqja e kryetares. Ajo u shpreh gojarisht dhe me shkrim, duke e motivuar, gjithashtu, me gojë dhe shkrim dorëheqjen. Edhepse arsyeshmëria e motivimit të dorëheqjes, tashmë, të bërë publike, ishte, thellësisht, parimore, Kryesia e pranishme, atë ditë, nuk e aprovoi. 

Askush nuk mund ta mohojë faktin se Donikë Gërvalla ka qenë dhe mbetet veprimtarja më madhe profesionale në Evropë dhe botë. Me amgazhimin e saj të njëmendët enorme, për Kosovën, në cilësinë e partisë-shtet, LDK-së, ajo humbi edhe një familje, që është rast unik në politikën kosovare. Letra e dorëheqjes, duhet t`i shërbejë LDK-së, për analizë dhe reflektim, sepse bllokimi i reformave nga rrethi vicioz, karrierizmi dhe interesat personale, i kanë zënë frymën partisë dhe po e mbajnë, padrejtësisht, në opozitë, ndërkohë që, është partia me mundësira absolute, për të qenë e para, kryezonjë, si dikur, në epokën rugoviane".

Rreth pikës së parë, folën, radhazi: Tahir Buçolli, Gjevat Berisha, Fazli Hajdaraj, Abazi Ymeri, Isuf Qetaj, Blerim Hajdaraj, Isa Shabanai, Lush Cana, Mehmet Kokaj, Azem Kelmendi, Ibrahim Rexhaj, Emin Demaj, Nezir Gjonbalaj, Bujar Lajçi dhe të tjerë. Emëruesi i përbashkët i diskutimeve ishte se hapja e partisë, debati brenda-partiak, shmang kushtëzimet nga kushdo qoftë, vendimet kolegjiale, të cilat kanë parësinë absolute, nga ato individuale apo klanore. Kryesia e zgjëruar e Degës së LDK-së në Gjermani, shprehu keqardhjen e thellë, për dorëheqjen, si një humbje të ndjeshme dhe vlerësoi njëzëshëm, veprimtarinë e suksesshme të kryetares Donikë Gërvalla, si pjesë e LDK-së dhe si qytetare cilësore për Kosovën.

Kryetarja e dorëhequr, Donikë Gërvalla, ka lënë një Degë mirë të organizuar, me një Kryesi aktive, e përgaditur, për të vazhduar veprimtaritë në nivel të Degës dhe të Nëndegëve. Pas diskutimesh konstruktive, Kryesia u dakordua që, deri në zgjedhjet e pritshme, Degën e LDK-së, në Gjermani, ta drejtojnë: nënkryetarët Abaz Ymeri, Blerim Hajdaraj dhe sekretari Isa Shabani. Të ngarkuarit me udhëheqjen e Degës, vlerësuan besimin e dhënë dhe u zotuan se do të punojnë me përkushtim, në zbatimin e detyrave dhe të udhëzimeve, që përcakton Lidhja Dmokratike e Kosovës, me seli në Prishtinë si dhe në zhvillimin e veprimtarive, të programuara nga Dega e LDK-së në Gjermani.

Për pikën e dytë të rendit të ditës referoi nënkryetari Abaz Ymeri, i cili vlerësoi punën e deri tashme dhe apeloi për angazhim shtesë, në veçanti, në ndoca Nëndegë, të cilat kanë nevojë për një mobilizim, lëvizje më aktive, në organizimin e veprimtarive të ndryshme, me anëtarësinë, simpazantët dhe komunitetin shqiptar në mjediset e tyre. E kuptojmë hatërimin e madh, për padrejtësitë e bëra ndaj Degës së LDK-së, në Gjermani. Por, institucioni i faljes, llogaritet nga më fisnikët e kësaj bote, plot hile, ndërskamëca dhe hipokrizi.

Për pikën e tretë, çështjet organizative në Degën tonë, referoi sekretari i saj, Isa Shabani. Përcaktimi dhe shpërndarja e detyrave, duhet të jetë proporcionale në Nëndegët tona. Konsultimi me Degën, përkatësisht, drejtuesit e emëruar dhe Kryesinë e saj, për veprimtaritë e ndryshme, të programuara nga Nëndegët, duhet të jetë obligim dhe i gjithmonshëm. Sepse, përvoja na ka mësuar, që, sa herë ka pasur konsultim paraprak, Degë - Nëndegët, suksesi ka qenë i garantuar.

Për pikën e katërtë, koordinimi i veprimtarive të ndryshme, në nivel Dege apo të Nëndegëve, fjalën kryesore e patën dy nënkryetarët, përkatësisht, Abaz Ymeri e Blerim Hajdaraj. Forma klasike e komisioneve koordinuese, ka rezultuar më e suksesshme. Prandaj, u zgjodhën kryesuesit e pesë komisioneve, në vijim:

1. Komisioni koordinues për organizimin e festave shtetërore, kombëtare, të akademive përkujtimore e tjera, me kryesues Isa Shabani; 

2. Komisioni koordinues për organizimin e vizitave në Atdhe, si: në selinë e LDK-së në Prishtinë, nëpër komuna, në ndonjë biznes të suksesshëm, te ndonjë veprimtar të hershëm, familje dëshmori, kompleks memorial, tek prehja e përjetshme, shtatorja e Presidentit Rugova, Familja e Tij dhe të tjera vende hostorike, me kryesues Tahir Buçolli;

3. Komisioni koordinues për kyçjen e të rinjëve, të rejave dhe të grup-moshave tjera, në LDK-e, në Gjermani, me kryesues Blerim Hajdaraj;

4. Komisioni koordinues për bashkëpunim me palën gjermane dhe me Degët e LDK-së të Mërgatës, me kryesues Abaz Ymeri;

5. Komisioni koordinues për informim të aktiviteteve të LDK-së në Gjermani, me kryesues Idriz Zeqiraj.

Pika e pestë dhe e fundit e rendit të ditës, të kësaj mbledhje, ishte, pakësa, më e zhurmshme. Dega e LDK-së në Gjermani, ka trashëguar një traditë të begatë të bashkëpunimit me Shoqatat kulturore, humanitare, klube sportive dhe organizata të tjera, të cilat Mërgata numerike shqiptare, i ka të bollshme. Folësit sugjeruan që ky bashkëpunim të zgjërohet dhe të thellohet, sidomos në festat e të gjitha llojeve; në organizimin e akademive përkujtimore; në vizitat e përbashkëta në Kosovë, siç vepruan vitin e shkuar Shoqatat "Sali Çekaj", nga Zvicra e Gjermania, të kryesuara, përkatësisht, nga Saim Tahiraj dhe Osman Ferizi, në koordinim me Degën e LDK-së në Gjermani. Bashkëpunim të suksesshëm ka pasur edhe me Qendrën Kulturore "Rilindja", me kryetar Bekim Gërvalla dhe Klubin Sportiv "Kosova", në Mynih, me kryetar Arben Kelmendi. U fol edhe për mundësi faktike bashkëpunimi, që kanë  Nëndegët e LDK-së me Shoqata e klube, në mjediset ku punojnë dhe jetojnë mërgimtarët shqiptarë.

Disa veprimtarë vullnetmirë të Degës së LDK-së, sugjëruan bashkëpunim edhe me subjektet tjera politike shqiptare në Gjermani. Realisht, kryetari shumëvjeçarë, Hafiz Gagica, ka provuar këtë bashkëpunim dhe ka pasur sukses me spektrin politk të djathtë. Por, me LPK-në, si lëvizje ekstreme majtiste-staliniste, përpjekja për bashkëpunim, ka qenë zhgënjyese, dëshpruese dhe kjo jo për fajin e kryetarit Gagica me shokë. Ideologjia satanike komuniste kërkonte primatin, dominimin, madje, me çdo kusht, edhe pse nuk kishte "kaçik", siç shprehet populli, pasi përfaqësimi i tyre në Mërgatë, ishte minor, simbolik. Sidoqoftë, duhet provuar edhe kjo, sepse është në interes të komunitetit dhe në shërbim të drejtëpërdrejtë të ruajtjes të kulturës, gjuhës dhe të identitetit kombëtar. Shumësia pjesëmarrëse në organizime të ndyshme, është suksesive dhe e leverdishme në kursime.

KOMISIONI PËR INFORMIM I DEGËS TË LDK-SË NË GJERMANI

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat