Ministri i Diasporës Majko u takua shqiptarët në Dyseldorfit

Gjermania

Ministri i Diasporës Majko u takua shqiptarët në Dyseldorfit

Luan – Asllan Dibrani Nga Luan – Asllan Dibrani Më 27 shkurt 2018 Në ora: 22:55
Pamje nga takimi

Në  qytetin e Dyseldorfit  në Landin e Nordheim Westwalenit në Gjermani, me datën 25.02.2018,u prit Ministri  i Diasporës nga Shqiperia zoti Pandeli Majko.

Ministri i Diasporës nga Shqiperia pati një agjendë të ngjeshur , me shumë bashkatdhetar , përfaqësues të shoqatave dhe asociacioneve tjera nga “Diasporora  Shqiptare”. Aty  u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit, dhe organizimit të “Diasporës  Shqiptare” për koordinimin e të gjitha kapaciteteve dhe forcave të veta  të mundshme për ndërtimin e urave të bashkëpunimit. Aty u theksuar qe është e domosdoshme  që ministritë  e Diasporës nga  Kosova dhe Shqipëria të jenë në bashkëpunim dhe  të veprojnë në  interesa të përbashkëta  për Diasporën Shqiptare dhe vlerat e saj për dy shtetet Shqipërinë dhe Kosovën... 

Në këtë takim morën pjesë edhe kryetari i “Lidhjes shkrimtarëve, artistëve, dhe krijuesve Shqiptarë në Gjermani” zoti Pal Sokoli, kryetari i bashkësive të shoqatave Shqiptare  në Gjermani ,Zoti Lulzim Veliu,  Zonja Megi Mass anëtare  e kryesisë  në partinë  e CDU-së etj për atë rajon.

Në këtë takim  aktivisti i dalluar i çështjes kombëtare zoti Fatmir Muçolli përshëndeti të pranishmit edhe në emrin e “Lobit Euroatlantik Shqiptar” dhe “Lidhjes Shqiptare në Botë”. Ai  shpalosi idenë e tij për organizimin e Projektit “ Besëlidhja Shqiptare e Shekullit 21“. Ideja e këtij projekti ka hasur në mirëkuptim të organizimit gjithëkombëtar. Pritet me 21 mars të organizohet në Prishtinë shprehet zoti Muçolli.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat