Arti i bashkon popujt

Gjermania

Arti i bashkon popujt

Nga: Neki Lulaj Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 20:33
Disa nga grupi i pjesëmarrësve ne Ekspozitë

Dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, dymbëdhjetë vjetorin e ndarjes nga jeta e Dr. Ibrahim Rugovës dhe 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, mërgimtarët tanë anë e kënd Evropës dhe Botës e shënojnë në mënyra të ndryshme: me manifestime familjare, me orë letrare me karakter garues, me promovime librash, si dhe me ekspozita kolektive e individuale. Në një atmosferë festive nën tingujt e muzikës së lehtë serioze, dhe me një pjesëmarrje masovike të qytetarëve shqiptarë dhe gjermanë, u hap Ekspotita përsonale e piktorit nga Kosova e Zt. Dan Gashit me moton „Viti i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut”.

Vargjet komunikjnë me muzën e poetit ndërsa ngjyrat flasin atëherë kur artisti ua jep shpirtin e fuqinë kumunikuese, dhe i fut në dialog me përjetimet shpirtërore, me bukuritë e vendeve të ndryshme kudo që ato takohen të ekspozuara, ndërsa vizitori ka kënaqësinë ta gjejë gjuhën dhe ngrohtësinë e komunikimit me to. Kështu, poeti dhe piktori i njohur, Maestro Dan Gashi, ditën e premte të 23 Shkurtit 2018-tës,në qytetin e Baden-Badenit, hapi Ekspozitën e 80-të personale të rradhës. Ia vlen të ceket se Dani ka hapur Ekspozita nëpër qytetet e ndryshme në Gjermani, si dhe ne qytete tjera Europjane, në Kosovë, Shqipëri, Poloni, ne qytetin Hulgadah të Egjiptit, madje edhe në Moskë…

Image
Idriz Zeqiraj Neki Lulaj znj Anette Setzler Bandel dhe piktori Dan Gashi

Pesëdhjetë piktuat e Piktorit të njohur në Gjermani e më gjerë, të Zt. Dan Gashi, kishin stolisur muret e Akura Klinikum në Baden-Baden, të cilat do të qëndrojnë te ekspozuara deri më 20 Maj 2018. Koleksioni i pikturave janë me tematikë nga Gjermania, nga trojet shqiptare, pra nga Kosova e Shqipëria, si dhe nga vendlindja Ujza e Jakovës prej nga vjen edhe vetë piktori artisti, modest dhe fjalëpakë. Përveç shumë bashkatedhetarëve që pas orarit të punës ishin drejtuar në Akura Klinikum, kishte ardhur nga Münheni edhe intelektuali, veprimtari dhe ish i burgosuri politik në Shqipëri, Zt. Idriz Zeqiraj, Kryetari i LDK-së për Bayern. Nga Speyeri i Rheinland-Pfalzit ishte Nënkryetari i LSHAKSH në Gjermani, autori i këtij reportazhi me bashkëshorten e vet, i cili me një pershëndetje modeste iu drejtua të pranishmëve dhe mes tjerash tha:

Image
Neki Lulaj Dan Gashi dhe Idriz Zeqiraj

“Miq të çmuar gjermanë dhe bashkëkombas të ndëruar! Erdhëm sonte ketu, në ketë ambient atraktiv, dhe u kënaqëm me bukurinë e Artit pamor të Maestro Dan Gashit, të shkrirë mbi pëlhuhën e bardhë nga mendja e arti dhe dora e lehtë e piktorit. Këtu patëm rastin të çmallemi e ta shofim natyrën virgjëre të Kosovës sonë të dashur, portretin e bukur të Nobelistes Gonxhe Bojaxhiu, për të cilën tashmë krejt bota e di se është Nëna e botës me përardhje shqiptare. Këtu u takuam me punën e gjatë dhe të palodhur të piktorit kosovar dhe në fund uroj që kjo mos të jetë ekspozita e tij e fundit, por të na gezojë edhe me punime të reja dhe ekspozita të shumta.”

Image
Neki dhe Fetanet Lulaj

Udhëheqësja e Klinikës Akua Klinikum zonja Anette Setzler Bandel,iu drejtua të pranishmëve, ku mes tjerash tha: “Në emër te Klinikës Kura, stafit udhëheqës dhe pacientëve tanë, Ju përshëndes ngrohtësisht te gjithë Juve që jeni prezent, qe keni marrë rrugë te largët deri këtu ju që ndarë kohënë dhe merrrni pjesë në ketë  eviliment  kulturor e posaçërisht përshëndesë zotëri Dan Gashin, autorin e kësaj pune të madhe dhe të vyeshme  pamore. Zt. Danin e njofim moti. E dimë se është i lindur në Kosovë dhe i ardhur ne Gjermani para 50 vitesh. Është bartës dhe fitues i shumë çmimeve nëpër qytetet e ndryshme gjermane dhe në pjesët e ndryshme te Europës, si dhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, ku u prezentua me pikturat dhe ekspozitat e tij.”

Image
Pjesëmarrësit e Ekspozitës „Arti i bashkon popujt“

Një anëtar i shoqatës së arteve pamore „Koha është art“ në Baden-Baden, mes tjerash tha: „Jam shumë i lumtur qe njihem me Zt. Dan, që shumë vite na bën nderë anëtarësia e tij dhe Ekspozitat e tij që i ekspozon kohë pas kohe në Shoqaten tonë, Dani duke qenë edhe anëtar i Kryesisë tek ne. Shumica e pikturave të Dan Gashit nuk kanë tituj, por bukuria e tyre flet vetëvetiu në gjuhen e piktorit, dhe seicila ka një domethënie të veçantë, si për shembull Natyra me diell dhe pa diell, Hëna, e plotë motive nga vendlindja etj. Ju uroj shumë suksese deri në maj, kur është e hapur në klinikën tonë espozita Juaj. Kjo na benë nderë ne gjermanve por edhe ju shqiptarëve dhe ju falënderoj shumë.”

Prezent ishin edhe shumë e shumë antarë të Shoqatës së arteve pamore „Koha është art nga Baden- Bademi. Në fund për të gjithë të pranishmit ishte përgaditur një koktel modest nga organizatori, me të cilin u ndamë me përshtypje të bukura dhe kujtime të paharueshme,respekt dhe punë te frytshme i uruam ztr.Danit në ndarje

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat