ShKSh “Salih Çekaj”, në Pfaffenhofen të Bayernit të Gjermanisë, reagon ashpër ndaj deklarimit të pa turpshëm dhe kriminal të Nënkryetarit të OVL-s së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinajt.
"Deklarimi i tij është një vrasje e dyfishtë e veprimtarëve të LDK-s, atdhetarë të pa shoq të trojeve shqiptare. Në të njëjtën kohë, kryesia e shoqatës dhe anëtarësia e gjërë e saj, kërkojnë distancimin e popullit nga ky kriminel, si dhe i bëjnë thirrje Drejtësisë së Republikës së Kosovës që të marrë masa të mënjëhershme që ky kriminel të ulet në bankën e të akuzuarve për vrasje të shqiptarëve gjatë dhe pas luftës", thuhet në reagim.