Hamburg: Theret me thikë nëna nga Maqedonia, agresorja akoma në arrati

Gjermania

Hamburg: Theret me thikë nëna nga Maqedonia, agresorja akoma në arrati

Nga: Bota sot Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 16:00
Policët sigurojnë gjurmë në hyrje të shtëpisë në Rodigallee në Hamburg-Jenfeld

Në lindje të Hamburgut, një grua 34 vjeçare gjeti vdekjen përpara derës së shtëpisë së saj. Ngjarja makabre ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës 9.30, ndërsa agresorja ka mundur të largohet. Sipas informacioneve të gazetës “Bild”, viktima ka qenë me profesion frizere dhe nënë e një djali tetëvjeçar. Ajo kishte nënshtetësi gjermane, por me origjinë është nga Maqedonia.

“Përkundër ndihmës së shpejtë, 34 vjeçarja vdiq si pasojë e gjakderdhjes së madhe,” përcjell botasot.info. “Ajo kishte arritur t’u tregonte policëve se agresorja është një vajzë e re 25 deri 30 vjet.”

Deri tani policia ka arritur të sekuestrojë thikën me të cilën ndodhi krimi./Bota sot/

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat