Astrit Zemaj prezanton librin e tij të ri në Panairin e Frankfurtit

Gjermania

Astrit Zemaj prezanton librin e tij të ri në Panairin e Frankfurtit

Nga: A.M. Më: 14 tetor 2017 Në ora: 13:23
Stenda e Kosovës

Konsulli i Republikës së Kosovës në Frankfurt, Astrit Zemaj ka prezantuar  libri i tij të fundit “Evropa në udhëkryq, lindja dhe ngritja e rajhut të tretë në Gjermani, 1918 -1939" në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt.

Ai ka shkruar në Facebook se janë mbi 25 shtëpi botuese nga Kosova të përfaqësuara në stendën kolektive të Shoqatës së Botuesve të Kosovës.

Postimi i plotë:

PANAIRI I LIBRIT NË FRANKFURT 2017

Është kanqësi për mua që, nga sot libri im i fundit, "EVROPA NË UDHËKRYQ, LINDJA DHE NGRITJA E RAJHUT TË TRETË NË GJERNANI, 1918 -1939", prezentohët edhe në Panairin Nderkombëtar të Librit në Frankfurt, i cili është organizimi më i madh i librit në botë.

Janë mbi 25 shtëpi botuese nga Kosova të përfaqësuara në stendën kolektive të Shoqatës së Botuesve të Kosovës, të cilët i falenderoj për mbeshtetjen dhe perzentimin e librit tim. Stenda e Kosovës gjendet në, Halle 5.0, D.133.

Image
Ballina e librit
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat