Unioni i Bizneseve Gjermano-Shqiptare nga Gjermania po qëndron në vizitë në Kosovë

Gjermania

Unioni i Bizneseve Gjermano-Shqiptare nga Gjermania po qëndron në vizitë në Kosovë

Nga: Sami Fejza Më: 29 shtator 2017 Në ora: 06:19
Kryesia e Unionit Bizneseve shqiptare-gjermane para bustit të heroit "Skënderbeu", në Prishtinë

Këto ditë Kryesia e Unionit Bizneseve shqiptare-gjermane me Kryesuesin e Unionit të prirë nga: Nazmi Viqa, Gani Nuha, Zenun Krasniqi, Vllaznim Kelmendi, Nexhmedin Veliqi, Albert Hashimi, Bekim Brestovci dhe antarët tjerë të Unionit si: Bekim Bytyqi, Sami Hyseni, Gjevdet Hajdari, Haki Godanci, Nexhat Dedija, Bekim Shyti e shumë antarë tjerë të njohur me bizneset dhe sukseset e tyre në tërë Gjermaninë, këto ditë po qëndrojnë në Kosovë për t’u takuar me shumë personalitete duke filluar nga Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Unioni u prit edhe nga Kryeministri i Kosoves Ramush Hardinaj, ku biseda ishte për mundësitë e investimeve që i kanë investitorët të investojnë në vendin tonë.

Po ashtu Unioni u prit edhe nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Z. Christian Held, i cili i mirëpriti anëtarët e Bizneseve shqiptaro-gjermane dhe ata të Odës Ekonomike shqiptaro-gjermane dhe për nderë të tyre shtroi drekë pune.

Unioni i Bizneseve gjermano-shqiptare nga Gjermania do të ketë takime të shumta këto ditë, do të marr pjesë në takimin B2B me 40 firma Prodhuse nga Kosova organizuar nga Oda Ekonomike kosovaro-gjermane, si dhe do ndaj Bursa për 139 Studentët vizita në kolegjin Heimere. Ndarja e bursave për 139 studentët donacion i Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane janë vetëm disa nga aktivitetet e këtyre ditëve në Kosovë.

Për vendin, për kombin, për ekonominë, për zhvillimin e vendit tonë Unioni i Bizneseve gjermano-shqiptare të bashkuar jemi më të fuqishëm.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat