37 vjeçari me origjinë nga Kosova, Fatmir H. është personi që në 9 mars shkaktoi plagosjen e nëntë personave në stacionin e trenave në Dyseldorf. Prej tyre dy ishin nga Italia të cilët qëndronin si turistë në Dyseldorf, u tha në konferencën për shtyp të policisë gjermane, shkruan “Die Welt”. Ai kishte sulmuar civilët me shpresë se do vritet nga policia gjermane, pra në zhargonin e thjeshtë kjo mund të cilësohet se ai kishte tentuar „Suicide by Cop“, vetëvrasje përmes një polici, përcjell botasot.info.
Së fundmi rastin e ka shqyrtuar Gjykata e Dyseldorfit, e cila për shqiptarin ka vendosur që të qëndrojë në psikiatri. Gjatë sulmit ai kishte qenë i sëmurë nga skizofrenia, tha Gjykatësi i çështjes./Bota sot