Përleshje dhe gjuajtje me armë në Dresden, të përfshirë edhe dy shqiptarë

Gjermania

Përleshje dhe gjuajtje me armë në Dresden, të përfshirë edhe dy shqiptarë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 21 korrik 2017 Në ora: 14:51
Policia pas përleshje në vendin e ngjarjes

Alarm i madh në stacionin kryesor të trenave në Dresden. Të enjten mbrëma, rreth orës 20.10, sipas policisë janë përleshur dy klane me njëri-tjetrin - ku ka pasur edhe dy të shtëna me armë.

17 automjete policire kanë shkuar në vendngjarje ku kanë janë përfishirë 11 burra të moshave 18 deri 36 vjeç. Bëhet fjalë për gjashtë gjermanë, dy irakenë, dy shqiptarë dhe një sirian, përcjell botasot.info.

Përveç të shtënave me armë, njëri person është plagosur me thikë në fytyrë, ndërsa një tjetër lehtë.  

Policia ka kërkuar ndihmë nga dëshmitarët okularë në numrin e telefonit 0351 483 22 33./Bota sot

Image
Nje nga te arrestuarit
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat