Nga refugjat në biznesmen i suksesshëm, historia pas shumë peripecive e Kol Gashit

Gjermania

Nga refugjat në biznesmen i suksesshëm, historia pas shumë peripecive e Kol Gashit

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 5 korrik 2017 Në ora: 12:26
Kol Gashi

Vala e refugjatëve nga vendet ish jugosllave në Gjermani ka ekzistuar edhe gjatë fillim viteve të 90-të. Kështu kishte ndodhur edhe me Kol Gashin (50), i cili gjatë arritjes në vendin gjerman nuk kishte pasur asgjë, shkruan “zvw.de”. Ai u largua për shkak të fillimit të luftrave ballkanike dhe gjendjes së rënduar ekonomike në Kosovë.

50 vjeçari ka pasur shumë ndihmë si refugjatë në Remstal, sidomos nga ish-shefi i tij Franz Wari. Ai i kishte përkrahur shumë jo vetëm atë, por edhe shqiptarët e Kosovës. Tashmë Gashi ka kompaninë e tij, si dhe është i integruar në shoqërinë gjermane.

“Peripecitë e tij nuk përfunduan me vendosjen e tij në Gjermani. Para dhjetë vitesh ai ishte pranë depërtimit dhe policia kishte shkuar në 4.30 të mëngjesit për ta lajmëruar se duhet të dëbohet. Rrjedhja e ngjarjes do shkonte ashtu siç ishte planifikuar, po të mos ishte ndihma e shefit Wari,” përcjell botasot.info. “Tani ai është tepër i suksesshëm. Ka katër fëmijë dhe së bashku me gruan e tij jetojnë në Strümpfelbach, afër skulptorit gjerman Karl Ulrich Nuss. Ai ka shumë shokë gjermanë dhe klientë, derisa fëmijët e tij shkojnë në gjimnaz, pasi për këtë familje shkolla është mjaft e rëndësishme. Sidoqoftë, ai nuk e kishte aspak të lehtë në Kosovë. Ai u rrit me tetë vëllezër e motra, kurse babai i tij ishte fermer dhe duhet të punonte në fushë.”

Përveç familjes së tij të ngushtë në Strümpfelbacher kanë diplomuar gjithashtu edhe të gjithë motrat dhe vëllezërit e tij, ndërsa njëri nga nipërit ka diplomuar në shkollën e lartë të Eliteunit në Oxford.

Kol Gashi tani është i kënaqur me të ardhurat dhe jetën e re në Gjermani. Biznesi i tij përparon suksesshëm./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat