Studentët e Kosovës punësohen në Shtëpitë e Pleqve, Gjermania për dallim nga Kosova po plaket dhe ka shumë vende të lira pune

Gjermania

Studentët e Kosovës punësohen në Shtëpitë e Pleqve, Gjermania për dallim nga Kosova po plaket dhe ka shumë vende të lira pune

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 9 maj 2017 Në ora: 22:44
Blineha Malohu, Nebahate Murseli, Arbenit Pllana dhe Qendrim Azemaj

Media gjermane “Syd Kurier” ka shkruajtur për projektin e organizatës evangjeliste “St. Georgen” e cila ka punësuar disa të rinj nga Kosova për mirëmbajtjen e pleqve në Gjermani.

“Është me të vërtetë mbresëlënëse që persona të kualifikuar, të motivuar nga një vend plot të rinj por me pak vende të lira pune vijnë në një vend të plakur, me shumë vende të lira pune, por pak të rinj për ti zënë gjithë këto vende të lira. Kjo ka shtyrë organizatën evangjelistë  të kryejë një projekt “Altenhilfe” për të rinjtë nga Kosova për t’ju mundësuar një praktikim në vendin gjerman,” shkruan fillimisht media gjermane.

Pjesë e projektit janë Blinera Maloku, Nebahate Murseli, Artbenit Pllana dhe Qëndrim Azemaj, të cilët javën e kaluar e filluan praktikumin e tyre. Ata janë të rinj të moshave mes 19 dhe 26 vjeçare dhe kishin ardhur për herë të parë në Gjermani për të punuar por edhe për herë të parë kishin punuar në një “Shtëpi të pleqve”, të cilave të këtij lloji nuk ndodhen në Kosovë.

“Ne na pëlqen shumë puna edhe pse për ne është e re”, thotë Azemaj. Deri më 13 maj ai dhe kolegët e tij e mbarojnë praktikumin ndërsa në vjeshtë “ua bën me sy” nga një vend kualifikimi. Projekti që po vazhdon prej tri vitesh, nuk është thjesht një aksion social për ndihmë të moshuarve për t`u ofruar disa shqiptarëve pak ardhmëri. Dhe po kështu nuk është një përpjekje rasti stimulimin e fuqisë profesionale kaq të munguar për profesionet e përkujdesjes, përcjell botasot.info. Sepse: “Nuk është e vërtetë që nuk kishim konkurrentë gjermanë,” thotë Florije Sula, “dhe shqiptarët duhet të përmbyshin kritere të rëndësishmë.” Ata nuk duhet të jenë më të vjetër se 30 vjet, të kenë përfunduar një shkollë 12 vjeçare me katër vjet shkollë medicinale dhe “të kenë përfunduar me sukses një provim në gjuhën gjermane,” thotë Azemaj. “Tani na ndihmojnë banorët të cilët janë mjaft të respektueshëm dhe flasin ngadalë gjermanisht për ti kuptuar.”

Praktikantët ndonjëherë punojnë në ndërrime të treta dhe gjatë fundjavave por motoja e tyre është “sa më normale të jetë e mundur.”

“Te të punësuarit e Kosovës me kualifikim të dytë nuk vërehen dallime me të punësuarit vendorë,” thotë udhëheqësi i Shtëpisë së Pleqve, Michael Werler. Mbi këtë projekt gëzohen edhe shqiptarët si Pllana i cili mund “të gëzohet mbi natyrën dhe ajrin e pastër.”/Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat