Gjermania ia ndalon emrin Krefelda foshnjës shqiptare, ja pse

Gjermania

Gjermania ia ndalon emrin Krefelda foshnjës shqiptare, ja pse

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 28 mars 2017 Në ora: 20:09
Krefelda vogël tani quhet ende Elda - Zyra e ka ndaluar emrin e saj të vërtetë

Për falenderim kundrejt Gjermanisë dhe qytetit ku ishin vendosur (Krefeld), familja shqiptare kishte vendosur që foshnjën e saj ta emërtojnë Krefelda. Megjithatë qyteti ia ka ndaluar këtë emër! Babai Flamuri (32) dhe nëna Albina (22) duhet tani të gjejnë një emër tjetër për foshnjën e tyre, shkruan “Bild”.

Lexo edhe këtë

Gjermanët çuditen me emrin e foshnjës shqiptare: Rhein

Duke u bazuar në të drejtën e emrit, zyra civile e qytetit ka hedhur poshtë këtë vendim të çiftit shqiptar. Pas këtij refuzimi, prindërit janë pajtuar me emrin e ri, Elda për foshnjën e tyre. Arsyeja është se Krefeld në gjuhën gjermane ka gjininë mashkullore dhe vetëm me shtimin me shkronjës “a” në fund nuk mund të kthehet në femërore sipas gramatikës gjermane.

Krefelda është lindur në klinikën Helios Krefeld, mjaft e shëndetshme: 4630 gramë dhe 53 centimetra./Bota sot

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat