Personi i vrarë në diskotekën gjermane është shqiptar nga Zvicra, arrestohen katër persona

Gjermania

Personi i vrarë në diskotekën gjermane është shqiptar nga Zvicra, arrestohen katër persona

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 13 mars 2017 Në ora: 07:11
Shqiptaro-zvicerani Sony S

Një gjakderdhje kaloi gjithë kufijtë: në natën e së shtunës shqiptaro-zvicerani Sony S. humbi jetën si pasojë e një përleshje në Shisha-Bar në qytetin gjerman Konstancë. Policia gjermane ka arrestuar katër persona, ndërsa motivi i ngjarjes është akoma i paqartë, shkruan “BLICK”.

19 vjeçari nga Shafhauseni i Zvicrës në lokal ndodhej me të dashurën, kur ndodhi tragjedia - plagosja e tij me thikë. Nuk dihet saktësisht motivi ndërsa një kushëri i të ndjerit është shprehur se ka qenë fjala për një ngatërrim me fund tragjik. Sipas tij, agresorët ishin duke kërkuar një person tjetër. Por një shok tjetër i 19 vjeçarit thotë se konflikti kishte lindur në lidhje me një vend parkimi. Sony S. kishte emigruar nga Kosova në Zvicër shkruan gjermanja "Syd Kurier".

Shqiptari ndërron jetë në spital

Por, Drejtoria Policore e Konstancës ende nuk shprehet lidhur me motivin. Ajo që është e qartë është se Sony S. pasi është goditur me thikë përpiqet të ikë, madje hip në veturën e tij BMë por pastaj, i plagosur rëndë shkon dhe përplaset në lokalin para të cilit ishte zhvilluar ngjarja tragjike. Por plagosja e tij kishte qenë shumë e rëndë. Ai ndërron jetë në spital.

Pronarët e diskotekës gjithashtu shprehen të shokuar nga ngjarja, që përkundër shtimit të sigurimit, nuk mund të ndalonte gjakderdhjen.

Katër të arrestuar

Mes katër të arrestuarve është edhe siriani Omar H., i cili është dyshuesi kryesor se ka goditur Sony S. me thikë. “Në këto momente as nuk mund ta vërtetojmë dhe as ta demantojmë,” thotë nga komisariati i policisë në Konstancë. Hetimet i ndjekin një komision prej 50 personash.

Të afërmit e Sonny S. janë të tmerruar nga ngjarja. «Ai kurrë nuk kërkonte bile evitonte konfliktet. Ishte një person i ri me shumë respekt,” thotë kushëriri L.I./Bota sot

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat