Ky land gjerman është më i sigurt për azilkërkuesit, ja sa shqiptarë nuk janë dëbuar përkundër refuzimit

Gjermania

Ky land gjerman është më i sigurt për azilkërkuesit, ja sa shqiptarë nuk janë dëbuar përkundër refuzimit

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 9 mars 2017 Në ora: 14:26
Shumica e refugjatëve në NRW në fakt do të deportohen

Rajoni gjerman NRW nuk zbaton ai duhet dëbimet e azilantëve të refuzuar shkruan “Bild”: nga 62.906 azilantë që u është refuzuar kërkesa dhe në kushte normale duhet të dëboheshin menjëherë në vendet nga kanë ardhur , 43.433 qëndrojnë akoma në Gjermani për arsye të ndryshme.

Dhe shumica e këtyre personave nuk vijnë nga Afrika Veriore, por nga shtete të cilat nuk ndodhen në konflikte. Siç ka informuar ministria e brendshme shumica e tyre që qëndrojnë akoma në Gjermani janë nga Serbia 6965, Shqipëria 5 305, Kosova 4294, Maqedonia 1776 dhe Turqia 1621.

Në rajonin gjerman NRW, jetojnë 30 përqind e azilantëve të refuzuar, ose, sa ata të Bajernit, Hessenit dhe Baden-Württemberg sëbashku.

Dallime të mëdha ka edhe në komuna, kur nëse në rrethin Mettmann janë dëbuar 287 persona, në Arnsberg janë dëbuar vetëm një dhe 31 kanë ikur me vetëdëshirë./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat