Me ndihmën e banorëve dhe qenit, policia gjermane arreston tre hajdutët shqiptarë

Gjermania

Me ndihmën e banorëve dhe qenit, policia gjermane arreston tre hajdutët shqiptarë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 1 mars 2017 Në ora: 21:57
Ilustrim

Rreth orës 11.20 të ditës së fundit të shkurtit, në rrugën Caprivistraße banorët e vëmendshëm të Hamburgut mundësuan arrestimin e tre shtetasve shqiptarë (28, 32, 32). Ata akuzohen për tentim grabitje në një shtëpi private dhe që janë arrestuar në momentin kritik nga policia Soko “Castle”, shkruan focus.de.

Një dëshmitar pa dy burrat dhe një grua të cilët pas një kohe u futën në një shtëpi, ndërsa gruaja i priste jashtë në rrugë. Kur banori dëgjoi zhurmë alarmoi policinë. Gjatë bastisjes në shtëpi nuk ishte pronari, ndërsa gjatë ardhjes së policisë hajdutët ishin arratisur.

Me përshkrimin e tyre të imtësishëm nga dëshmitari, policia e rajonit të Hamburgut me ndihmë të qenit “Hannes” filloi kërkimet për gjetjen e treshes shqiptare. Pas një kohe të shkurtër qeni ndaloi pranë një veturë, ku për çudi brenda ishte fshehur 28 vjeçari. Ai u arrestua.

Pak më vonë policia mori një telefonatë për dy persona tjerë të dyshimtë, që ngjanin me hajdutët e asaj nate. E ndodhur në vendngjarje policia arrestoi dyshen ku bëhej fjalë për një grua dhe një burrë, të dy 32 vjeç, bashkëpunëtorë të 28 vjeçarit.

Treshja është dërguar në paraburgim dhe hetimet mundohen të zbulojnë nëse ata kishin marrë pjesë në grabitje të mëparshme./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat