Autobusi i shkollës bie në gropë, por ja heroizmi që bëri shqiptari duke shpëtuar fëmijët

Gjermania

Autobusi i shkollës bie në gropë, por ja heroizmi që bëri shqiptari duke shpëtuar fëmijët

Më: 1 mars 2017 Në ora: 08:57
Autobusi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një gropë

Një shtetas shqiptar, refugjat në Butjadingen të Gjermanisë, është kthyer në hero pasi ka shpëtuar fëmijët e një autobusi shkolle. “Nwzonline.de” shkruan se Avni Mehana ishte së bashku me djalin e tij në autobus dhe ai ishte i vetmi i rritur përveç shoferit.

Në momentin që autobusi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një gropë, Mehana ka thyer dritaren dhe i ka ndihmuar fëmijët të shpëtojnë, teksa uji kishte filluar të hynte brenda.

Mediat gjermane shkruajnë se aksidenti ka ndodhur në fshatin ndërmjet Langwarden dhe Ruhwarden, ku një autobus me 15 nxënës të një shkolle fillore ka pësuar aksident, si pasojë e erës.


Ndërkohë policia vendase është shprehur se, “fatmirësisht askush nuk është lënduar, por fëmijët janë tronditur”. Pas aksidentit fëmijët janë shoqëruar nga prindërit e tyre, ndërsa për të nxjerrë autobusin nga vendi i ngjarjes është dashur rreth tre orë.

“47-vjeçari shqiptar pësoi disa lëndime gjatë kohës që po shpëtonte fëmijët dhe kishte sjellje shembullore”, janë shprehur policët.

Sipas punëdhënësit të tij, Meent Brunken ai duhet të deportohet nga Gjermania dhe ka qenë rrugës për autoritet e huaja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat