Gjermanët imitojnë shqiptarët

Gjermania

Gjermanët imitojnë shqiptarët

Më: 26 janar 2017 Në ora: 23:57
Pamje nga video

Disa djem në Gjermani kanë vendosur të bëjnë një video përmes të cilës mundohen të përshkruajnë sadopak veset apo shprehitë e shqiptarëve që jetojnë atje, e që nuk janë të paktë në numër.

Ata fillojnë videon duke treguar që shqiptarët bëjnë katër javë pushim dhe gjatë atyre javëve ata zgjedhin t’i kalojnë në Ulqin dhe Velipojë, pavarësisht asaj se tundohen nga mendimi të shijojnë pushimin në Spanjë, ata prapë se prapë udhëtojnë për në Kosovë.

Ndërsa, për ushqimin ata tregojnë se si shqiptarët shkojnë në dyqane ku shërbehen dyner dhe kërkojnë fli.

Sipas tyre, puna më e zakontë që shqiptarët bëjnë është ndërtimi i objekteve, ata thonë se shqiptarët këtë e konsiderojnë si palestër ku ndërtojnë muskujt e trupit.

Ata vazhdojnë të thërrasin njërit tjetrin me “Kushë” që për shqiptarët ka kuptimin e kushëririt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat