Në Gjermani, punë kanë fituar 50 mijë punëtorë nga Kosova, Bosnja, Maqedonia…

Gjermania

Në Gjermani, punë kanë fituar 50 mijë punëtorë nga Kosova, Bosnja, Maqedonia…

Më: 2 janar 2017 Në ora: 19:17
Ilustrim

Për 11 muaj të vitit 2016, më shumë se 50 mijë njerëz nga Kosova, Bosnja, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia kanë marrë miratimin për të punuar në Gjermani.

Në të njëjtën periudhë të vitit 2015 ishin vetëm 16.500, thuhet në të dhënat e Agjencisë gjermane për punë, e cila ndodhet në Nyrnberg.

Këta njerëz është dashur të kenë ofertë konkrete ose ofertë për praktike, shkruan e përditshmja gjermane “Welt”.

Më së shumti Programin gjerman për përshpejtimin e marrjes së azilit e kanë shfrytëzuar njerëzit nga Kosova, kështu që për 11 muaj të vitit 2016 numri i tyre është rritur për 263 për qind, respektivisht 16.400.

Në të njëjtën periudhë, njerëzve nga Bosnja u janë ndarë 15.400 miratime (për punë). Gati 55 mijë refugjatë të cilët nuk përmbushin kriterin për azil ose u është refuzuar azili dhe me dëshirë e kanë lëshuar Gjermaninë, që është 20 mijë më shumë në krahasim me vitin e kaluar. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat