Mynih: Grupi shqiptar ngacmon seksualisht një grua, ishin nën efektin e alkoolit

Gjermania

Mynih: Grupi shqiptar ngacmon seksualisht një grua, ishin nën efektin e alkoolit

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 31 dhjetor 2016 Në ora: 11:16
Pamje nga stacioni i trenave në Mynih

Policia gjermane ka arrestuar tre persona në stacionin e trenave në Mynih. Pak më parë ata kishin trazuar një tren dhe ngacmuar seksualisht një grua. Udhëtarët tjerë alarmuan policinë, shkruan focus.de.

Rreth orës 20.15, e premte, një 53 vjeçar nga Puchheim kishte parë sesi tre burra kishin tentuar nën kërcënimin e thikës të grabisin monedha, ndërsa pasi ishin futur në tren kishin filluar të ngacmojnë seksualisht një grua, përcjell botasot.info. Në këto momente udhëtarët lajmërojnë policinë dhe në stacionin e radhës, Pasing, forcat blu arrijnë në vendngjarje dhe identifikojnë treshen sulmuese.

Prej tyre, 21 vjeçari ishte tejet agresiv ndaj forcave blu, por gjithashtu kishte 1,35 promila alkool në gjak. Të tre të akuzuarit ishin nga Kosova, ndërsa policia ka filluar hetimin. Kamerat do tregojnë nëse dy personat tjerë kanë kryer shkelje ligjore ose vetëm shoku i tyre 21 vjeçar./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat